
Ky rezultat i sondazhit hedh poshtë mitin elektoral që qarkullon nëpër kafenera lagjesh apo banaqe televizive, trumbetuesit e të cilit pretendojnë se pothuaj të gjithë pensionistët votojnë për PS-në...
Kohët e fundit drejtova një vrojtim rigoroz statistikor në gjithë Shqipërinë, fokusuar në disa tema të aktualitetit. Nga përgjigjet e të anketuarve, ekstrapolova statistikisht se vetëm 277 mijë pensionistë (përafërsisht) votuan vjet për PS-në, nga rreth 613 mijë me banim në Shqipëri (disa dhjetëra mijë të tjerë banojnë jashtë vendit). Ndryshe, mund të thuhet se vetëm 45.2% e pensionistëve brenda vendit votuan për PS-në, ndërsa 54.8% votuan për subjekte të tjera elektorale në garë, ose nuk votuan fare (shihni Gafikun 1).
Ky rezultat i sondazhit hedh poshtë mitin elektoral që qarkullon nëpër kafenera lagjesh apo banaqe televizive, trumbetuesit e të cilit pretendojnë se pothuaj të gjithë pensionistët votojnë për PS-në.

Sipas një miti tjetër që qarkullon nëpër kafenera lagjesh apo banaqe televizive, pretendohet se pothuaj të gjithë punonjësit e sektorit publik votojnë për PS-në. Po edhe këtë mit e rrëzojnë rezultatet e vrojtimit statistikor të lartpërmendur.
Kështu, përafërsisht, vetëm 45 mijë punonjës të shëndetësisë dhe arsimit votuan vjet për PS-në, nga 83 mijë gjithsej (vetëm 54.2%). Rreth 68 mijë punonjës të tjerë të sektorit publik votuan për PS-në, nga rreth 106 mijë që punojnë në sektorët e tjerë përveç atyre të shëndetsisë dhe të arsimit (vetëm 64.2%).
Duke i përmbledhur shifrat e mësipërme, rezulton se plot 40.2% e të gjithë punonjësve të sektorit publik votuan për subjekte elektorale në garë me PS-në, ose nuk votuan fare (shihni Gafikun 2).
Treni bullgar... votuan. Tjeter gje se çfare do te kishin dashur te votonin at dit apo pasi pan sa fort ia dhane pushtetin Lloshit