TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Mars 2026, 10:30

Në Boston për Janullatosin, por jo për Nolin!

Shkruar nga Flamur Vezaj
Në Boston për Janullatosin, por jo për Nolin!
Në Boston për Janullatosin, por jo për Nolin!
 

Por edhe aty, në kishën e Nolit, në vend që të kujtohej vetëm themeluesi i saj dhe njerëzit që e ngritën dhe e mbajtën të gjallë, u dëgjuan sërish lavdërime për Janullatosin.

Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan Pelushi, ishte këto ditë në Boston për një vizitë disa ditore. Ai erdhi i ftuar nga Kisha Ortodokse Greke për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për Anastasios Janullatosin, të zhvilluar në kishën greke në Braintree.

Ceremonia u shoqërua me fjalime të gjata dhe superlativa për Janullatosin, njeriu për të cilin vite me radhë, një pjesë e madhe e opinionit shqiptar ka ngritur akuza se greqizoi Kishën Ortodokse Shqiptare. Por në Boston, duket se kujtesa historike bëhet selektive.

Dhe duke folur për selektivitet, në fotot duket se gjatë kësaj vizite Kryepeshkopi Pelushi bashkëmeshoi me 14 peshkopë të kombësive të ndryshme, mes tyre edhe dy peshkopët e Kishave Shqiptare në Boston, ku Peshkopi i vetëm shqiptar ishte Theofan Koja, të cilin “mësuesi” i Pelushit, Kryepeshkopi Janullatos e pati kundërshtuar emërimin e tij si peshkop. A janë takuar e biseduar së bashku? Kjo është një histori më vete, jo më pak interesante që pret për t’u treguar.

Por ironia më e madhe e kësaj vizite nuk ishte tek fjalimet. Pelushi vizitoi edhe Katedralen historike të Shën Gjergjit në Boston, kishën e themeluar nga Fan Noli, njeriu që në vitin 1908 ngriti themelet e Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe që më vonë do të shpallte Autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Shqipëri.

Brenda kishës së Nolit u mbajtën fjalime për historinë, për sakrificën dhe për rëndësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare në diasporë.

Por edhe aty, në kishën e Nolit, në vend që të kujtohej vetëm themeluesi i saj dhe njerëzit që e ngritën dhe e mbajtën të gjallë, u dëgjuan sërish lavdërime për Janullatosin. Pas meshës u shtrua një drekë për nder të mysafirit. Deri këtu gjërat u dukën disi në rregull.

Por vetëm pak minuta larg kishës ndodhet varri i Fan Nolit, themeluesit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ish-kryeministrit të Shqipërisë, përkthyesit, diplomatit dhe një prej figurave më të mëdha të historisë shqiptare.

Vizita e Fortlumturisë në Boston përkonte edhe me një moment historik për Kishën Ortodokse Shqiptare. Pikërisht në datën 8 mars të vitit 1908, në këtë qytet, Fan Noli mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe dhe hodhi themelet e Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, një akt që do të shënonte fillimin e organizimit të saj dhe më vonë rrugën drejt autoqefalisë.

Megjithatë, nuk pati asnjë vizitë tek varri i tij, asnjë kurorë, asnjë lutje për të, asnjë qiri të ndezur dhe asnjë ndalesë simbolike, por vetëm një meshë, disa fjalime protokollare dhe një drekë miqësore.

Por në fund një pyetje mbetet pezull: Si është e mundur që kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare viziton Bostonin, hyn në kishën e Fan Nolit, flet për historinë e saj… por nuk gjen kohë të ndalet tek varri i themeluesit të saj?

Kush e ndaloi? Ata që e ftuan? Protokolli? Apo ndoshta një kujtesë historike që sot preferon të nderojë të tjerët… dhe të harrojë Nolin!

Sepse për shqiptarët e Bostonit historia është shumë e qartë: Kisha Ortodokse Shqiptare nuk fillon me Janullatosin. Ajo fillon me Fan Nolin!

Në Boston për Janullatosin, por jo për Nolin!

në boston për janullatosin por jo për nolin!

1 Komente

  1. B
    Babaxhan

    E ÇFARE ISHTE NOLI?NJE SHQIPTARU!

    Lini një Përgjigje