Kjo banesë nuk është thjesht ndërtim pa leje. Është provë materiale e korrupsionit në Prokurorinë e Sarandës. Kur dosja mbahet 3 muaj pa masë, pa sekuestro dhe pa veprime konkrete, nuk flasim më për neglizhencë, por për mbrojtje të paligjshmërisë nga vetë organi i akuzës.
Një nga objektet e ndërtuara pa leje është kjo banesë 3-katëshe, e ndërtuar nga shtetasi Mirdar Koshi. Ky objekt është konstatuar dhe proceduar nga oficeri i policisë gjyqësore rreth 3 muaj më parë, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori. Sot oficeri arrestohet me pretendimin se nuk ka kryer arrestimin e personit që ka ndërtuar pa leje.
Por pyetja që lind është e drejtpërdrejtë, po prokurorja që e ka pasur këtë çështje në dorë prej 3 muajsh dhe nuk ka nxjerrë as masë sigurimi, as nuk ka vendosur sekuestro preventive mbi objektin, a nuk ndodhet në të njëjtat kushte përgjegjësie?
Nëse mosveprimi i oficerit konsiderohet shkelje, atëherë mosveprimi i Prokurorisë për 3 muaj me radhë nuk mund të trajtohet si harresë apo neglizhencë e thjeshtë. Kur një objekt pa leje qëndron në këmbë, kur personi përgjegjës nuk preket, kur nuk vendoset asnjë masë dhe kur dosja mbahet pezull pa veprime konkrete, lind dyshimi i fortë se kemi të bëjmë me mbrojtje, ndikim dhe korrupsion.
Kjo banesë nuk është thjesht ndërtim pa leje. Është provë materiale e korrupsionit në Prokurorinë e Sarandës. Kur dosja mbahet 3 muaj pa masë, pa sekuestro dhe pa veprime konkrete, nuk flasim më për neglizhencë, por për mbrojtje të paligjshmërisë nga vetë organi i akuzës.
Në një sistem normal drejtësie, Prokuroria duhet të ishte e para që vepronte, të kërkonte masë, të vendoste sekuestro preventive, të hetonte përgjegjësit dhe të mos lejonte që paligjshmëria të konsolidohej në mes të qytetit.
Por kur Prokuroria hesht për muaj të tërë, kur vepron vetëm ndaj disa personave dhe jo ndaj të gjithëve, atëherë problemi nuk është më vetëm ndërtimi pa leje. Problemi është një prokurori e inkriminuar, e kapur nga interesa, që nuk zbaton ligjin njësoj për të gjithë, por e përdor atë sipas lidhjeve, presioneve dhe pazareve.
Kjo është fytyra e korrupsionit, jo vetëm ai që ndërton pa leje, por edhe ai që ka detyrimin ta ndalojë dhe zgjedh të mos veprojë.
Në Shqipëri Korrupsioni fillon nga maja më e lartë e Shtetit dhe mbaron tek polici,i cili arrestohet...Drejtësia u vendos. Ku është problemi këtu !!!
Medet Prokurori e gjykata paskan fjetë gjumë, ai qenka fajtor ????