
Ai dhe njerëzit rreth tij mendojnë apo mbështesin idenë se ata kanë punuar për të ftuar PS-ja. Nëse do të merret për bazë kjo tezë, natyrshëm shtrohet pyetja se përse këshilltarët e bashkisë të zgjedhur me votat e PD-së duan të punojnë për PS-në?
Sali Berisha ka vijuar retorikën e tij pas përjashtimeve të djeshme, duke përforcuar qëndrimin se të gjithë njerëzit e Salianjit kanë punuar për Partinë Socialiste.
Logjika e një lojë të dyfishtë, apo ajo që Sali Berisha e ka quajtur “aleancë fluide” që nga 2001-shi nuk është më një rast në politikën shqiptare po fenomen. Kemi të regjistruar precedentë të rëndësishëm të lëvizjes tranzversale të influencës politike nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas.
Madje kjo lëvizje është konsideruar edhe si një katalizator i ndryshimeve apo rrotacionit në Shqipëri. E konkretizuar me shizmën e PD-së pas 1994-s dhe atë të PS-së në vitin 2005.
Për logjikën, apo atë që konsiderohet si moral politik, Shqipëria nuk është më në pozitat e një vendit të mbyllur kur fluiditeti politik konsiderohet si blasfemi apo tradhti.
Qenia në një parti politike është dëshirë, e mbi të gjitha interes, jo një shtrëngim rregullash për të qëndruar brenda një “kazerme politike”.
Megjithatë, nuk jemi në këto kushte, që do të thotë largimin drejt PS të këshilltarëve që u përjashtuan dje nga Sali Berisha.
Por ai dhe njerëzit rreth tij mendojnë apo mbështesin idenë se ata kanë punuar për të ftuar PS-ja. Nëse do të merret për bazë kjo tezë, natyrshëm shtrohet pyetja se përse këshilltarët e bashkisë të zgjedhur me votat e PD-së duan të punojnë për PS-në?
Një i zgjedhur në një organizatë politike, ku aty ka një bazë organizative që punon e mbledh votën, e mund të bëjë karrierë, përse mund të zgjedhë që të punojë për kundërshtarin? Vetëm një rast; nëse oferta do të ishte më e mirë sa të shkatërrojë investimin politik disa vjeçar në partinë e tij. Edhe ky rast nuk është tabu, qoftë në traditën politike, qoftë në dialektikën e saj.
Por nëse kanë punuar për PS-në në zgjedhjet e fundit, atëherë anëtarët e PD-së do t’i ndëshkojnë logjikisht me mosvotim për struktura, madje edhe duke i demaskuar politikisht. Deri tani kjo nuk ka ardhur, kemi vetëm një akuzë të Sali Berishës dhe kolonelëve të tij.
Akuzë, e cila përveç dyshimit se doktori kërkon gjithmonë armiq, pyetja shkon normale pse duhet të punojnë këshilltarët e PD-së për PS-në?
Sot, në kakofoninë e narrativës së tradhtisë kjo pyetje shkon më shumë retorike, pasi akuza lexohet më shumë se po punon jo në interes të Sali Berishës, e kjo tashmë nuk është rast në opozitën shqiptare, por një fenomen që është shumicë në kozmosin e opozitës shqiptare.
Lini një Përgjigje