TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Maj 2026, 21:44

Pse opozita anti Berisha nuk organizohet në parti?

Shkruar nga Ylli Pata

Pse opozita anti Berisha nuk organizohet në parti?

Ky është fakt politik që flitet prej kohësh në mjediset e të gjithë atyre që nuk janë as votues e as përkrahës të PS-së, madje kanë qenë në shumicën e kohës mlitantë të PD-së.

Shifra prej 35% e shqiptarëve që nuk votojnë as PS-në e as PD-në në sondazhin e fundit është një tregues i rëndësishëm.

Kjo shifër është realisht alternativa politike e mundshme ndaj mazhorancës socialiste, e cila ka shkuar në rekordin e zgjatjes së saj në qeverisje.

Deri tani, analiza që po i bëhet këtij zhvillimi është semplist e sipërfaqësor. Duke i mëshuar faktit se këta nuk janë as me mazhorancën e as me Sali Berishën. Në të vërtetë ky fakt nuk është risi, pasi ka mjaft kohë që demonstron zhurmshëm si një realitet i ri.

Po përse ky realitet i ri nuk organizohet, nuk kthehet në një parti, në një realitet politik që mund të sjellë ndryshimin?

Gjasat janë shumë, së pari kjo masë votuesish nuk është ideologjikisht e ngjizur, siç gjithmonë ka qenë masa politike anti-e majtë anti-komuniste, apo anti-PS. Ky është një fakt politik tashmë i verifikuar. Të gjitha forcat që kanë dalë të konkurrojnë me të majtën shqiptarët që nga 1923 e më pas, nuk kanë pasur sukses real dhe faktik politik. Që nga Balli, Legaliteti, apo të gjitha partitë e tjera që kanë dalë pas 1990, ja kanë arritur të kenë sukses të herë pas hershëm, por si strategji, Shqipëria nuk e ka krijuar dot një parti të djathtë që të ngulet gozhdë si socialistët.

Ky është fakt politik që flitet prej kohësh në mjediset e të gjithë atyre që nuk janë as votues e as përkrahës të PS-së, madje kanë qenë në shumicën e kohës militantë të PD-së. E kanë bërë këtë ndër vite me duart në hundë, tani nuk duan ta bëjnë këtë gjë.

Me logjikë, mjaft militantë e votues anti-PS, janë më afër Edi Ramës sesa Sali Berishës. Këtë e kanë treguar jo vetëm e mendime e qëndrime, por edhe me vota herë pas here. Që nga viti 2000 e deri tek Shkodra e 2023-shit, mjaft demokratë e kanë demonstruar se preferojnë më shumë të votojnë Edi Ramën sesa Sali Berishën. Ky është një fakt, fenomen dhe ka një historik të argumentimit politik të këtij qëndrimi.

Por në fund, ky lloj votuesi nuk është i majtë, ai është në kërkim të identitetit të tij, por me kufijtë e limitet e tij.

Po përse nuk po organizohet politikisht ky habitat? Sepse nuk ka një homogjenitet të lëvizjes, e cila gjthmonë ka qenë larushane. Modelet e organizimit të suksesshëm të saj mund të jenë konferederativë nën një lidership të dashur nga të gjithë dhe me një mbështetje të rëndësshme ndërkombëtare.

Sali Berisha, ka kalëruar në vitet e para të luajë me sentimentet e kësaj larushie, duke tentuar të joshë herë njërën e herë tjetrën. Logjika e doktorit ka tentuar të kapë ekstremet emocional, të cilat herë pas here i ka futur në poste të rëndësishme. Aleancën e parë Sali Berisha e nisi me fanatikët islamikë në lëvizje, me shpresën se arabët do ta mbulonin me flori siç bëri Sulltani i Brneit me një set kalërimi që ja fali familjes së tij.

I zhgënjyer nga ky grupim, Berisha ka kërcyer në disa fronte, duke mos bërë realisht asnjë deal politik me përfaqësuesit e fraksioneve. Të cilat edhe pse mund të mohohen apo injorohen, ekzistojnë. I zhgënjyer nga krahu fanatik islamik, Berisha ju rikthye aleancës me grekët që nga 2004, duke ju ofruar gjithçka deri edhe detin. Rezultati dihet; sot Sali Berisha është i djegur përfudimisht si përfaqësues i botës apo kozmosit anti-PS.

Kozmos, i cili është në kërkim të një procesi politik kompleks, të fuqishëm, por edhe shumë të vështirë. Ku një lider politik i këtij kozmosi, për të pasur sukses duhet të ndërtojë e respektojë realitetet e një lëvizjeje, e cila nuk u bë e nuk mund të bëhet asnjëherë një parti. Së paku si PS! Eksperimenti i partive të vogla të 11 majit të 2025-s duket ka shërbyer si një boomerang edhe më i fortë, pasi erdhi si krijesë berishjane.

sali berisha pd opozita

Lini një Përgjigje

Forum