
Ky fenomen ndodh sapo sekuestrohet 1 telefon apo Lap-Top dhe, fap, rrëshqasin informacione në media dhe tavolina lokalesh, se aty brenda kishte edhe video intime dhe foto lakuriq...
Kjo shpikja me video intime dhe shantazhe fotografish lakuriq, nuk sjell asgjë dhe nuk i shërben akuzës apo objektit të hetimit.
Në shumë procedime penale të SPAK, këto 6 vite po dëgjojmë histori të kësaj natyre me video dhe kamasutra.
Ky fenomen ndodh sapo sekuestrohet 1 telefon apo Lap-Top dhe, fap, rrëshqasin informacione në media dhe tavolina lokalesh, se aty brenda kishte edhe video intime dhe foto lakuriq.
Rastet e fundit të hetimit të procedimeve Balluku, Gys Agasi, Veliaj, Ahmetaj e të tjera raste, videot intime dhe fotot lakuriq, edhe nëse nuk ekzistojnë në telefona, janë kthyer në armën atomike të SPAK, për ta nënshtruar, dorëzuar dhe kapitulluar pa kushte, personin e vënë nën hetim.
Ky është mjeti më i ulët për të denigruar dhe masakruar çdo të drejtë dhe privatësi, qoftë edhe intime, të individit të vënë nën hetim. Kjo formë është doktrina e KGB-së dhe jo strategjia e prokurorisë.
Edhe nëse qofshin të vërteta këto video apo foto, ato nuk i shërbejnë hetimit dhe as duhet të administrohen në dosjen penale, sepse nuk janë shkelje penale dhe nuk të çojnë asgjëkund. Përjashto rastet kur kemi të bëjmë me pornografi të miturish.
Por të ngresh akuzë dhe më pas të shkosh deri në rrjedhjen e informacioneve se shiko se atij apo asaj i gjetëm edhe këtë videon këtu, kjo nuk e bën as serioze dosjen dhe s’ka as më interes publik akuza, pasi të gjithë duan videon apo foton.
Kërkon të shohë dynjaja lakuriqësinë. S’ka më interes te akuza dhe as interes se çfarë dëmi është bërë në buxhet. Kjo nuk është drejtësi për të zbardhur të vërtetën, por shantazh për të denigruar dhe gjunjëzuar personin nën hetim.
Ndërkohë që edhe vetë prokurorët apo gjyqtarët kanë edhe ata intimitetin e tyre. Kanë fotot dhe videot e tyre intime, me njerëzit e zemrës, të dashurat, komshinjtë, ankuese etj. Dhe shumë nga këto intimitete i bëjnë pikërisht në zyrat dhe tribunalet e drejtësisë, aty ku merren vendime të mëdha dhe ku bëhen diskutime të rëndësishme.
Ndaj, përpara se t’i shihni intimitetin personit nën hetim, hapni njëherë telefonat tuaj dhe shikoni se kush e di çfarë video apo foto keni bërë nëpër zyra.
Lini një Përgjigje