TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Prill 2026, 18:28

“Vegla” që do të lidhë dy organet e drejtësisë!

Shkruar nga Myslim Murrizi
“Vegla” që do të lidhë dy organet e
Ura mes SPAK dhe BKH

Pas përfundimit të montimit të kësaj ure ajrore për komunikimin mes SPAK-ut dhe BKH-së, pritet ndërtimi i disa urave të tjera për komunikim mes organeve të tjera të drejtësisë.

Dje u nis nga Vaqarri për t’u montuar gjysma tjetër e urës ajrore që do të lidhë godinën e SPAK-ut me godinën e BKH-së.

Duke parë mbledhjen e sotme të KLP-së, ku shefi i SPAK-ut raportoi para anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, i njohur publikisht si “qefli” i veglave të seksit, kjo urë pritet të ketë një rol në komunikimin mes dy organeve të drejtësisë së “re”, me qëllim ruajtjen e “privatësisë” në komunikim.

Gjatë seancës së sotme në KLP nuk pati moment më “relaksues” sesa raportimi i Brahos para Olger Eminajt. Më pas, pritej që Olger Eminaj të “raportonte” para Brahos për shpërdorim detyre dhe përdhosje të institucioneve shtetërore, por SPAK-u dhe Braho vendosën mosfillimin e çështjes penale. Sipas pretendimit, Olger Eminaj është shantazhuar për të dhënë votën në favor të Brahos për drejtues të SPAK-ut.

Pas përfundimit të montimit të kësaj ure ajrore për komunikimin mes SPAK-ut dhe BKH-së, pritet ndërtimi i disa urave të tjera për komunikim mes organeve të tjera të drejtësisë.

spak bkh ura

Lini një Përgjigje