
Ndaj unë mendoj që jo ndjesë, por ministri jonë t'ju shajë edhe një herë dhe do të shikoni që do të jeni edhe më të lumtur...
Një grua, aktiviste në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë në polemikat publike lidhur me "fyerjen e shqiptarëve atje nga ministri i Jashtëm shqiptar, z.Ferit Hoxha, i cili në një komunikim me diplomatë i quante shqiptarët në këtë republikë, si idjote"...
Pas kërkesës së opozitës shqiptare në Maqedoni, për një ndjesë nga z.Hoxha, aktivistja Nafije Selmani, i është drejtuar me nje letër ministrit, duke i thënë se "nuk është nevoja të kërkoni ndjesë, pasi asnjë shqiptar këtu nuk është ndjerë i fyer nga ajo që keni thënë ju".
Une e besoj plotësisht zonjën, që asnjë shqiptar atje nuk është ndjerë i fyer pse ministri jonë i quajti idjotë.
Edhe ne këtu Nafije nuk fyhemi kurrë!
Tek e fundit, çfarë ju tha juve? Idjotë! Po neve që na thonë e ç'nuk na thonë, na vjedhin, na gënjejnë, na mashtrojnë dhe ne nuk fyhemi kurrë Nafije. Madje bëhemi edhe më të gëzuar dhe më të shtruar.
Ndaj unë mendoj që jo ndjesë, por ministri jonë t'ju shajë edhe një herë dhe do të shikoni që do të jeni edhe më të lumtur.
Kjo tregon se ne jemi fiks i njëjti popull Nafije:
Si e ka ajo shprehja? Një komb, një rracë, një m... , se nuk më kujtohet mirë.
Lini një Përgjigje