TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Shkurt 2026, 14:55

Vendimi 4 me 4 i Gjykatës Kushtetuese; kur politika prodhon ‘plehra’ dhe drejtësia bëhet lojë me ekipe

Shkruar nga Myslim Murrizi
Vendimi 4 me 4 i Gjykatës Kushtetuese; kur politika prodhon
Myslim Murrizi

Kur të shkojë dhe Genc Gjonçaj si anëtar i 9, keni për të parë që të gjitha mosvendimet e tjera të kësaj Gjykate do jenë 4.5 me 4.5.

Me habit shumë ky mosvendim i mendër Gjykatës Kushtetuese 4 me 4 ose siç i thonë shahistët 'Rremi'.

Por më shumë më habit fakti që janë të “gëzuar” të gjitha palët për këtë mosvendim dhe ajo që nuk më habiti fare, ishte votimi ashtu siç “pritej” i Sonila Bejtes dhe Gent Ibrahimit.

Qysh mbrëmë po “vras” mendjen që ç’ne Sonila Bejte dhe Gent Ibrahimi të kenë bërë këtë rrofishate ose “huazim” mes “ekipeve” që i kanë “rritur” apo “shitur” në merkat si “lojtar” të tyre!

Një mendër Gjykatë Kushtetuese me frymor të pështirë, që njëherë votojnë ndryshe e herën tjetër harrojnë si kanë votuar herën e parë, po për të njëjtën çështje apo pa shtyllë kurrizore njerëzore etike dhe profesionale, duhet shkrirë si letër higjenike që përdoret në hale.

Këta janë turpi i sistemit të drejtësisë dhe treguesi më i qartë i degjenerimit të reformës politike, që u përdor për të ndërtuar drejtësinë e “re” me fundërrina të së kaluarës dhe individë pa asnjë vlerë në të gjitha drejtimet.

Eh sikur të ishte edhe Llagami i KLGJ në këtë Gjykatë, apo Bogdani i KLP sa do ishin gëzuar dynjanja.

Përfituat nga rasti që kjo Gjykatë kishte 8 anëtarë në detyrë, nga 9 që duhet të ketë prandaj doli rezultati 4 me 4 se kur të shkojë dhe Genc Gjonçaj si anëtar i 9, keni për të parë që të gjitha mosvendimet e tjera të mender kësaj Gjykate do jenë 4.5 me 4.5 se në çdo vendim do gjendet patjetër një nga këta plehra, që do ndahet ose shqyhet në dysh për të ruajtur “balancat” që të jenë përsëri të gjitha palët e kënaqura.

Ishalla nuk “është” mërzit Çim Peka dhe Ilir Meta për votën e Sonila Bejtes, se Rama dhe Xhafa besoj “janë” kënaqur pa masë nga votimi akrobatik i Gent Ibrahimit.

vendimi i kushtetueses per ballukun gjykata kushtetuese myslim murrizi

Lini një Përgjigje