Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të lënduar dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë në drejtimin e mjeteve. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja shkaktoi trafik të rënduar në këtë segment të autostradës, me radhë të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim, deri në ndërhyrjen e autoriteteve.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat morën masat për sigurimin e zonës dhe normalizimin gradual të qarkullimit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
Lini një Përgjigje