I plagosuri, Renato Leka ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Policia ka dhënë detaje zyrtare lidhur me plagosjen me thikë të regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shëngjinit, ku një 30-vjeçar mbeti i lënduar.
Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 16:20 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal të Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Renato Leka rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.
I plagosuri, Leka, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Deri më tani, policia nuk ka bërë të ditur motivet e plagosjes, ndërsa hetimet vijojnë.
Lini një Përgjigje