Një automjet i tipit “Benz” është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së premtes në zonën e Kaninës, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer ndërsa mjeti ishte në lëvizje. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjet.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të vënë situatën nën kontroll dhe të shuajnë flakët.
Të dhënat e para tregojnë se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e zjarrit.
Hetimet për rastin janë në vijim.
Lini një Përgjigje