Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e kthesës së Vironit, në Gjirokastër. Mësohet se një furgon me turistë është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se 2 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, nga aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet e përfshira.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Lini një Përgjigje