TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2026, 18:54

"Kisha drogë me vete, prandaj nuk u ndala", zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit shqiptar pas vdekjes së oficerit në Milano!

Shkruar nga Pamfleti
"Kisha drogë me vete, prandaj nuk u ndala", zbardhet dëshmia
Foto ilustruese

Genti Berisha, 26-vjeçari shqiptar i arrestuar pas vdekjes së oficerit të Policisë Lokale të Milanos, Francesco Imprezzabile, është lënë në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik, me vendim të autoriteteve italiane.

Berisha akuzohet për shmangie nga kontrolli i policisë dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia, pas ndjekjes me shpejtësi të lartë që përfundoi tragjikisht. Sipas hetimeve paraprake, ai nuk iu bind sinjalit të policisë për të ndaluar, duke shkaktuar një ndjekje gjatë së cilës oficeri 39-vjeçar humbi kontrollin e motoçikletës dhe humbi jetën.

Gjatë marrjes në pyetje, 26-vjeçari pranoi përgjegjësinë për vendimin e tij për t'u larguar dhe kërkoi falje për ngjarjen.

"Kam marrë përgjegjësinë e plotë për këtë veprim instinktiv dhe të pamatur. E gjykova gabim situatën si një person i papjekur", citohet të ketë deklaruar ai, sipas avokatit të tij, Fabrizio Cardinali.

Berisha u shpreh gjithashtu se është "vërtet i shqetësuar emocionalisht" për pasojat e ngjarjes dhe kërkoi falje edhe një herë ndaj familjes së efektivit.

Sipas avokatit, i riu deklaroi se nuk e kishte kuptuar se oficeri ishte rrëzuar gjatë ndjekjes.

"Po të kisha menduar më qetë, nuk do të isha larguar. Nuk e pashë që oficeri ishte rrëzuar", mësohet të ketë thënë ai.

Gjatë dëshmisë, Berisha shpjegoi edhe arsyen pse nuk ndaloi në pikën e kontrollit në zonën e Ponte Lambro.

"Kisha drogë me vete, prandaj nuk u ndala," deklaroi ai para hetuesve.

Avokati i tij bëri të ditur gjithashtu se klienti është i gatshëm të dëmshpërblejë familjen e oficerit, brenda mundësive të tij ekonomike.

autoritetet italiane genti berisha

Lini një Përgjigje