TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2026, 22:59

Franca shfaqet pretendente, mposht Norvegjinë dhe “kërcënon” rivalët; Senegali triumfon me manita” ndaj Irakut

Shkruar nga Pamfleti
Franca shfaqet pretendente, mposht Norvegjinë dhe
Kilian Mbape-Erling Haland

Franca shfaqet pretendente për fitimin e Kupës së Botës, duke “kërcënuar” edhe rivalët kryesorë për fitimin e trofeut prestigjioz. “Gjelat” mposhtën me rezultatin e pastër 1-4 Norvegjinë në Massachusetts falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme nga Osman Dembele dhe e mbyllin grupin I me 9 pikë të plota, duke u kualifikuar së bashku me Norvegjinë, e cila e mbylli grupin në vendin e dytë.

Francezët e nisën sfidën me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh në minutën e 7-të. Pas një asisti nga Kilian Mbape, Dembele depërtoi bukur në zonë dhe mposhti portierin kundërshtar për 1-0.

Në minutën e 20-të, sulmuesi i PSG-së dyfishoi shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, sërish pas një pasimi vendimtar të Mbape.

Norvegjia reagoi menjëherë dhe ngushtoi diferencën vetëm një minutë më vonë, kur Telo Asgard shënoi për 2-1. Megjithatë, në minutën e 32-të, Dembele kompletoi tregolëshin personal me një goditje të saktë me të majtën, duke rikthyer epërsinë me dy gola për Francën.

Pjesa e dytë nisi me shpresë për Norvegjinë, por nuk u shfrytëzua si duhej nga nordikët. Në minutën e 48, Bob fitoi një penallti në zonë pas një faulli të shkaktuar nga Teo Hernandez.

2 minuta më vonë, Larsen mori përsipër 11-metërshin, por Menjo e hipnotizon dhe arrin t’i priste penalltinë norvegjezit.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu, Dezajër Due gjeti golin e katërt për Francën, duke kompletuar "pokerin" për skuadrën e Didie Deshamp.

Ylli norvegjez, Erling Haland nuk luajti asnjë minutë në këtë takim përballë rivalit të tij, Kilian Mbape.

Në takimin tjetër të Grupit I, Senegali fitoi me “manita” 5-0 ndaj Irakut. Golin e vetëm të pjesës së parë e realizoi Habib Diarra në minutën e 4-të.

45 minutat e dyta nisën me 2 gola të shpejtë nga afrikanët. Në minutën e 56 ishte Ismaila Sarr që dyfishoi shifrat, ndërsa 3 minuta më vonë Gueje gjeti edhe golin e tretë.

Senegali nuk ndaloi me kaq dhe në minutën e 71 shënoi edhe golin e katërt sërish me Gueje, i cili kompletoi dopietën e tij personale në këtë ndeshje.

Më minutën e 82 të takimit, Ilman Ndiaje shënoi edhe golin e pestë për Senegalin

Situata për Irakun u komplikua që në minutën e 10-të, kur Rebin Sulaka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Sadio Mane, si lojtari i fundit në mbrojtje.

Pas përfundimit të 3 ndeshjeve situata është si më poshtë:

Grupi I

1-Franca               9 pikë

2-Norvegjia           6 pikë

3-Senegali            3 pikë

4-Iraku                 0 pikë

 

franca norvegjia senegali iraku kupa e botës

Lini një Përgjigje