Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të Grupit I, ku Franca dhe Senegali kanë marrë avantazhin ndaj kundërshtarëve të tyre.
Në Massachusetts, Franca udhëheq 3-1 ndaj Norvegjisë, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Osmane Dembele, i cili realizoi të tre golat e skuadrës franceze.
Francezët e nisën sfidën me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh në minutën e 7-të. Pas një asistimi nga Kilian Mbape, Dembele depërtoi bukur në zonë dhe mposhti portierin kundërshtar për 1-0.
Në minutën e 20-të, sulmuesi francez dyfishoi shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, sërish pas një pasimi vendimtar të Mbape.
Norvegjia reagoi menjëherë dhe ngushtoi diferencën vetëm një minutë më vonë, kur Telo Asgard shënoi për 2-1. Megjithatë, në minutën e 32-të, Dembele kompletoi tregolëshin personal me një goditje të saktë me të majtën, duke rikthyer epërsinë me dy gola për Francën.
Në takimin tjetër të Grupit I, Senegali po fiton 1-0 ndaj Irakut. Golin e vetëm të pjesës së parë e realizoi Habib Diarra në minutën e 4-të.
Situata për Irakun u komplikua që në minutën e 10-të, kur Rebin Sulaka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Sadio Mane, si lojtari i fundit në mbrojtje. Me një futbollist më pak, irakenët do ta kenë shumë të vështirë të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë.
Lini një Përgjigje