TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2026, 12:08

U lirua nga burgu në Belgjikë, biznesmeni shqiptar me nofkën “Maradona” i kërkuar edhe nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
U lirua nga burgu në Belgjikë, biznesmeni shqiptar me nofkën
Shqiptari Flamur Sinanaj

Shqiptari Flamur Sinanaj, i njohur prej vitesh në botën e trafikut të drogës në Belgjikë, është liruar nga burgu pas miratimit të një marrëveshjeje për pranim paraprak të fajësisë.

Marrëveshja, e konsideruar si një nga më të rëndësishmet e arritura ndonjëherë në një proces të madh droge në Belgjikë, u aprovua të premten.

Sipas mediave të huaja, ai pranoi fajësinë për akuzat që i atribuohen dhe ra dakord për një dënim prej pesë vitesh burg, nga të cilat dy vjet efektive, si dhe për pagesën e 1.5 milionë eurove në favor të shtetit belg.

Menjëherë pas miratimit të marrëveshjes, ai u lirua nga burgu, pasi kishte vuajtur tashmë dy vjet paraburgim në Turqi dhe Belgjikë.Avokati i tij, Johan Van Genechten, konfirmoi arritjen e marrëveshjes, por nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me negociatat me prokurorinë federale.

Paralelisht, në Shqipëri, SPAK ka sekuestruar pasuri që dyshohet se lidhen me Sinanajn si:

Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga  “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;

Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;

Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;

7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;

3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;

Motorr Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;

Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;

Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;

Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012.

 

“maradona” u lirua nga burgu në belgjikë biznesmeni shqiptar spak

Lini një Përgjigje