
Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Shijak, ku mbeti i plagosur Bjondi Guri, ndërsa autor i dyshuar është identifikuar Elton Beqiri.
Sipas informacioneve, ngjarja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të vjetër mes dy personave.
Në momentin e plagosjes, Guri ndodhej në vendin e tij të punës, në një lokal. Autori i dyshuar dyshohet se ka mbërritur me biçikletë, është futur brenda ambienteve dhe, pa shkëmbyer asnjë fjalë, ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të tij.
Pas të shtënës, Beqiri është larguar sërish me biçikletë nga vendngjarja. Policia është vënë menjëherë në ndjekje dhe ka lokalizuar zonën ku dyshohet se ndodhet, ndërsa po zhvillohen negociata për dorëzimin e tij.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Raportohet se, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi është qëlluar me një plumb në këmbë.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e motivit.
Lini një Përgjigje