TAGS-AT E JAVËS

Kulture29 Qershor 2026, 13:13

Folklori shqiptar pushton Londrën, Ansambli Kombëtar debuton në Mbretërinë e Bashkuar

Shkruar nga Pamfleti
Folklori shqiptar pushton Londrën, Ansambli Kombëtar debuton në
Folklori shqiptar pushton Londrën, Ansambli Kombëtar debuton në Mbretërinë e Bashkuar

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të performojë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke sjellë në Londër një mbrëmje të veçantë kushtuar trashëgimisë kulturore shqiptare.

Më 6 korrik 2026, në skenën e Shaw Theatre, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjen artistike “Zëri i Trashëgimisë”, e cila ndërthur traditën shqiptare me frymëzimin që Lord Bajroni gjeti gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri.

Përmes këngëve, valleve, kostumeve tradicionale dhe tingujve autentikë të folklorit shqiptar, shfaqja do të sjellë një udhëtim në historinë, zakonet dhe identitetin kulturor të shqiptarëve, duke prezantuar vlerat e trashëgimisë sonë para publikut britanik dhe komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Zëri i Trashëgimisë” synon të ndërtojë një urë kulturore mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, duke promovuar pasurinë artistike shqiptare përmes gjuhës universale të artit.

Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Ansamblin Kombëtar, i cili për herë të parë do të prezantojë në Londër një program të plotë artistik, duke sjellë në një nga kryeqendrat kulturore të Evropës ngjyrat, ritmet dhe traditat e folklorit shqiptar.

ansambli kombetar londer

Lini një Përgjigje