TAGS-AT E JAVËS

Kulture22 Qershor 2026, 13:31

Tchaikovsky, Ravel dhe Milhaud në një mbrëmje simfonike në TKOBAP

Shkruar nga Pamfleti
Tchaikovsky, Ravel dhe Milhaud në një mbrëmje simfonike në
Tchaikovsky, Ravel dhe Milhaud në një mbrëmje simfonike në TKOBAP


Mbrëmja e 23 qershorit do të sjellë në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor një program të veçantë simfonik, ku romantizmi i Pyotr Ilyich Tchaikovsky, eleganca e Maurice Ravel dhe energjia ritmike e Darius Milhaud do të ndërthuren në një udhëtim artistik për publikun.

Nën dirigjimin e Beatrice Venezi, Orkestra Simfonike e TKOBAP-së do të interpretojë vepra të përzgjedhura nga repertori orkestral botëror, duke vënë në pah virtuozitetin dhe finesën e secilit autor.

Në këtë koncert do të ngjiten si soliste violinistja Laura Lozi dhe pianistja Rejsi Prosi, të cilat do t’i japin ngjyra të veçanta mbrëmjes muzikore.

Koncerti do të mbahet më 23 qershor, në orën 20:00, në sallën e TKOBAP-së, duke premtuar një takim të veçantë me tre prej emrave më të rëndësishëm të muzikës klasike.

tchaikovsky ravel tkobap

Lini një Përgjigje