TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 1 Janar 2026, 17:04

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47 Opfer forderte; viele weitere werden noch vermisst.

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Zvicër, lokali nuk kishte dalje sigurie; si i shpëtuan vdekjes dy 20- vjeçare

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47
Situata pas tragjedisë

Dalëngadalë po zbardhen detaje të rënda nga tragjedia në Crans‑Montana, ku zjarri në lokalin Le Constellation i mori jetën 47 personave. Një grua italofone, e punësuar në një kompani pastrimi në zonë, ka deklaruar për median zvicerane Blick se lokali “nuk kishte dalje sigurie” dhe ishte i ndërtuar në dy kate, duke e bërë të pamundur shpëtimin për shumë të rinj. “Ata djem nuk patën asnjë mundësi”, është shprehur ajo.

Sipas BFMTV, pronarët e lokalit janë një çift francez që jeton prej rreth dhjetë vitesh në këtë zonë turistike dhe zotëron edhe dy lokale të tjera. Pronarja ndodhej në bar në momentin e zjarrit dhe ka pësuar djegie në krah, ndërsa bashkëshorti i saj ishte në një tjetër lokal.

Mes dëshmive që kanë prekur opinionin publik janë edhe ato të dy vajzave rreth 20 vjeç, nga Piemonte i Italisë, të cilat i shpëtuan për pak sekonda tragjedisë. Ato sapo kishin mbërritur për të festuar Vitin e Ri dhe po hynin në lokal përmes shkallëve, kur panë flakët dhe arritën të largohen. Një tjetër vajzë tregoi se u ndal pak para hyrjes, pasi dëgjoi thirrjet “zjarr”, ndërsa pa njerëz që dilnin me lëkurë të djegur.

Autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe për respektimin e standardeve të sigurisë, ndërsa dëshmitë e reja kanë shtuar dyshimet për shkelje të rënda në mbrojtjen nga zjarri.

 

5 MUAJ ME PARE

Zjarri tragjik në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave; 16 italianë të zhdukur

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47
Homazhe në nder të viktimave

Ka shkuar në 47 numri i viktimave nga zjarri në resortin e skive në Zvicër.

Ndërsa Ministria e Jashtme italiane i tha BBC-së se 16 shtetas italianë rezultojnë aktualisht të zhdukur pas zjarrit në barin Le Constellation në Crans-Montana.

Një zëdhënës i ministrisë thotë se midis 12 dhe 15 të tjerë janë vendosur në spital dhe aktualisht po marrin trajtim.

Tre prej tyre kanë pësuar "djegie të rënda" dhe do të transportohen së shpejti në Itali, shtojnë ata.

 

5 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Zvicër, flet drejtoresha e spitalit: Pacientët të moshës 16 deri në 26 vjeç

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47

Festimet e Vitit të Ri u shndërruan në tragjedi në Zvicër, pasi një zjarr i madh shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një resort skish, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe rreth 100 të plagosur.

Zjarri shpërtheu rreth orës 01:30 të mëngjesit në barin Le Constellation, në Crans-Montana, një nga destinacionet më ekskluzive alpine të vendit.

Çfarë ndodhi?

Sipas zëdhënësit të policisë, Gaetan Lathion, në momentin e shpërthimit të zjarrit ndodheshin rreth 100 persona brenda lokalit, ndërsa dëshmitarët flasin për deri në 200 festues. Lokali ndodhet në qendër të resortit, pranë stacionit të teleferikut dhe ka kapacitet deri në 300 persona.

Dëshmitarë okularë thanë për median franceze "BFMTV" se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrë të vendosur mbi shishe shampanje, të cilat u afruan shumë pranë tavanit gjatë festës.

Autoritetet kanë përjashtuar një akt terrorist dhe po e trajtojnë ngjarjen si një zjarr aksidental. Prokurorja Béatrice Pilloud u shpreh se është ende herët për të përcaktuar shkakun e saktë dhe se hetimi do të zgjasë.

Viktimat dhe reagimi i autoriteteve

Autoritetet zvicerane nuk kanë dhënë ende një shifër zyrtare për viktimat, por policia konfirmoi se “dhjetëra persona dyshohet se kanë humbur jetën”. Ministria e Jashtme e Italisë, duke cituar policinë zvicerane, tha se rreth 40 persona kanë vdekur, ndërsa identifikimi i viktimave është i vështirë për shkak të djegieve të rënda.

Presidenti i Këshillit të Shtetit, Mathias Reynard, e përshkroi ngjarjen si një “makth”, ndërsa presidenti zviceran Guy Parmelin shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe shtyu fjalimin tradicional të Vitit të Ri në shenjë zie.

Ngushëllime shprehën edhe liderë ndërkombëtarë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, ndërsa autoritetet franceze konfirmuan se dy shtetas francezë janë mes të plagosurve.

Zona e incidentit është mbyllur, operacionet e emergjencës vijojnë dhe mbi Crans-Montana është vendosur ndalim fluturimi.

Drejtoresha e Spitalit Universitar të Lozanës deklaroi se deri më tani kanë marrë përsipër 22 persona.

Claire Charmet u shpreh për gazetën zvicerane "24 Heures" se pacientët, mesatarisht të moshës 16 deri në 26 vjeç, janë rastet më serioze. Charmet theksoi se "rikuperimi do të jetë një proces i gjatë dhe intensiv, që do të zgjasë disa javë, ndoshta edhe muaj”.

Ajo shton se është “shumë herët për të përcaktuar” nëse ndonjë nga pacientët është në rrezik, duke thënë se përparësia ka qenë “pritja e pacientëve, identifikimi i tyre, lidhja e tyre me familjet e tyre dhe sigurimi që procesi i kujdesit po funksionon”.

Ku ndodhet Crans-Montana?

Crans-Montana është një nga resortet më të njohura alpine të Zvicrës, që pret rreth 3 milionë vizitorë në vit, një pjesë e madhe e të cilëve janë turistë të huaj nga Franca, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA.

Resorti ndodhet rreth 1,500 metra mbi nivelin e detit, ofron pamje panoramike alpine nga Matterhorn deri te Mont Blanc dhe është i njohur për pistat e skive, restorantet luksoze dhe jetën aktive pas skijimit.

Zona ka rreth 15 mijë banorë dhe konsiderohet një destinacion i qetë për të famshëm dhe sportistë. Crans-Montana ka pritur Kampionatin Botëror të Skijimit Alpin në vitin 1987 dhe do të presë sërish këtë event në vitin 2027.

5 MUAJ ME PARE

"Pashë njerëz që po digjeshin", dëshmitarët rrëfejnë momentet e tmerrshme nga zjarri në Zvicër

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47

Sipas shifrave të fundit, autoritetet lokale raportojnë se rreth 40 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në barin Le Constellation, i cili u përfshi nga flakët rreth orës 01:30 të mëngjesit të ditës së Vitit të Ri.

Një dëshmitar ka folur për "Sky News" teksa tregon pamjet e tmerrshme nga shpërthimi shkatërrues në një vendpushim skish në Zvicrën jugore. 

"Shumë njerëz bërtisnin, ishte e tmerrshme", tha Leah Boleto.

Banori shprehet se shumica e njerëzve brenda barit u përpoqën të iknin nëpërmjet daljes kryesore, me festuesit dhe stafin e natës së Vitit të Ri që u larguan menjëherë. 

"Njerëzit bërtisnin, pashë shumë njerëz në dysheme. Mendoj se disa ishin të vdekur pasi dikush i vuri një xhaketë në fytyrë dikujt", shtoi ai.

Rapp përshkruan se dëgjoi zërat e atyre në dysheme që kërkonin ndihmë mjekësore dhe thotë se pa njerëz "pa flokë sepse po digjeshin".

I pyetur se çfarë grupi demografik njerëzish ndodhej në Le Constellation, ai thotë se: “Çdokush në botë vjen këtu. Shumë nga Anglia, disa të tjerë nga e gjithë Zvicra”.

"Është e tmerrshme. Atje kishte njerëz të moshës 16 deri në 18 vjeç", përfundon dëshmitari.

"CNN" raporton se sipas dy dëshmitarëve, zjarri vdekjeprurës në Crans-Montana u shkaktua nga fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjave.

“Kishte kamariere që mbanin shishe shampanje me fishekzjarrë mbi to dhe i çuan ato afër tavanit, gjë që bëri që ai të merrte flakë”, tha një dëshmitar.

"Sapo tavani u përfshi nga flakët, brenda rreth dhjetë sekondash i gjithë klubi i natës u përfshi nga flakët. Ne të gjithë vrapuam jashtë duke bërtitur dhe kur u kthyem, kishte flakë”, nja një tjetër dëshmitar.

5 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Zvicër/ Fishekzjarrët, skenari për shpërthimin vdekjeprurës në resortin luksoz; 40 viktima

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47
Pamje nga shpërthimi në Zvicër

Mediat lokale raportojnë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, ndërsa një burim anonim i cituar nga radioja RhoneFM flet për deri në 40 viktima

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i madh në Zvicër, ku humbën jetë 10 persona, ndërs au plagosën mbi 100 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në barin Le Constellation në Crans-Montana, një nga vendpushimet më të njohura të skijimit.               

Në një deklaratë zyrtare, policia kantonale e Valais konfirmoi se shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh në ambientet e barit, duke shkaktuar shumë viktima. Mediat lokale raportojnë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, ndërsa një burim anonim i cituar nga radioja RhoneFM flet për deri në 40 viktima, shifër që nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit sipas kohës lokale, në kulmin e festimeve të Vitit të Ri. Zona përreth është rrethuar plotësisht nga autoritetet, ndërsa policia ka vendosur edhe një ndalim të përkohshëm fluturimesh mbi Crans-Montana për arsye sigurie.

Pamjet e transmetuara nga mediat zvicerane tregojnë ndërtesën e përfshirë nga flakët, si dhe praninë e forcave të shumta të shpëtimit, ambulancave dhe zjarrfikësve në vendngjarje.

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47
Shpërthimi në barin Le Constellation në Crans-Montana

Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Valais, në jugperëndim të Zvicrës, tha: “Konfirmoj se ka disa të vdekur dhe po shohim shumë të plagosur… Ndërhyrja është ende duke vazhduar.” Mediat zvicerane spekuluan se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët, por policia nuk e ka konfirmuar këtë teori. 

Dëshmitarët i thanë stacionit radiofonik zviceran Rhône FM se ambulanca “të panumërta” dhe disa helikopterë po i çonin të plagosurit me nxitim në spitale.

Lathion tha se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin shkakun e shpërthimit.

“Jemi vetëm në fillim të hetimit tonë, por ky është një vendpushim skijimi me famë ndërkombëtare dhe shumë turistë”, tha ai. Ai shtoi se ishte ngritur një qendër pritjeje dhe një linjë ndihme për familjet e prekura.

Sipas medias zvicerane Blick, më shumë se 100 persona ndodheshin brenda lokalit në momentin e shpërthimit. Bari kishte një kapacitet maksimal prej rreth 400 personash. Autoritetet po hetojnë nëse rregullat e sigurisë dhe kufiri i lejuar i kapacitetit janë respektuar. 

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47
Foto nga vengjarja pas shpërthimit

Lokali përfshinte një kat të sipërm me ekrane për transmetimin e ndeshjeve sportive dhe një bodrum të madh me bar dhe hapësirë për vallëzim, ku zhvillohej pjesa kryesore e aktivitetit gjatë natës. Sipas një ish-klienti të cituar nga Blick, bodrumi kishte vetëm një dalje emergjence, ndërsa numri i klientëve mund të mos ishte monitoruar rreptësisht. Hetimet për shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit janë në vijim, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët dhe ditët në vijim.

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47
Foto nga vengjarja
5 MUAJ ME PARE

Shpërthim i madh në një resort skish në Zvicër, humbin jetën 10 persona

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47
Shpërthim i madh në një resort skish të Zvicrës, humbin jetën 10 persona

Si pasojë e shërthimit kanë humbur jetën të paktën 10 persona.

Një shpërthim i madh ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së parë të vitit 2026 në një bar në Crans-Montana, vendpushimi i njohur i skijimit në Zvicër. Si pasojë e shërthimit kanë humbur jetën të paktën 10 persona.

Sipas raportimeve të Sky News, që citojnë burime nga policia lokale në kantonin Valais, mbi 100 persona janë plagosur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30 sipas kohës lokale në barin Le Constellation, i cili frekuentohet kryesisht nga turistët gjatë festimeve të Vitit të Ri. Pas shpërthimit, në objekt shpërtheu edhe një zjarr i madh, i cili u vu nën kontroll disa orë më vonë nga zjarrfikësit. Pamjet e publikuara nga mediat zvicerane tregojnë ndërtesën të përfshirë nga flakët.

Minute für Minute / Wie es zu der Tragödie in der Schweiz kam, die 47
Foto nga shpërthimi në Zvicër

Në vendngjarje u angazhuan ekipe të shumta shpëtimi, ambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa autoritetet vendosën edhe një ndalim të përkohshëm fluturimesh mbi zonë. Sipas një zëdhënësi të policisë, mbi 100 persona ndodheshin brenda barit në momentin e shpërthimit.

Transmetuesi publik zviceran RTS raportoi se shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e objektit, ndërsa kapaciteti maksimal i barit ishte rreth 400 persona.

Gazeta zvicerane Blick sugjeron se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrë të përdorur gjatë një koncerti, por policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e tragjedisë. Hetimet janë në vijim.

Crans-Montana është një vendpushim luksoz skijimi në Alpet Zvicerane, rreth dy orë larg Bernës. Sipas BBC-së, zona pritet të presë një garë të Kupës së Botës FIS në fund të muajit janar.

Lini një Përgjigje