TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES17 Dhjetor 2025, 17:57

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und greift Kritiker an; Appell, sich nur auf Rama zu konzentrieren

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

“Për të Rama ka larguar 2 ministra”, Berisha “shpërthen” ndaj Ilir Prodës: Më i keq se çdo kriminel tjetër në Shqipëri

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und

Kreu i PD, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta ndaj drejtorit të policisë, Ilir Proda. Teksa u ndal te hetimet e SPAK për AKSHI-n, ku dyshohet se një biznesmen u mor peng që të tërhiqej nga tenderët, Berisha akuzoi Prodën s eka fshur ngjarjen. Siaps tij, ai është më kriminel se kriminelët.

Këtë s'e mori vesh kush njëherë. Kaq sekret mo. Po pse kaq sekret? Do ju them unë pse sekret. Se në krye të policisë është një kriminel. Një kriminel. Më i keq se çdo kriminel tjetër në Shqipëri. Dhe ky e ka emrin Ilirian Proda. Ja u them unë juve miq. Edi Rama për këtë ka hequr dy ministra. Ta dini këtë dhe ta dinë shqiptarët. Unë s'kam asnjë simpati për të pasur për njërin as për tjetrin. Po i ka hequr se u ka thënë, ju nuk keni asnjë punë me policinë. S'ekziston policia për ju. Ata pra kishin çelësat e kasës që unë i sulmoja nëpër ëh mediat poshtë e përpjetë. Haptas, s'keni punë ju, se kemi Prodën aty, një kriminel”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillti Kombëtar.

Ai u ndal më pas dhe te arrestimi i ish-oficerit të Antiterroit, i cili ishte i lidhur me bandat. Sipas tij, ai ka dëhsmur se çdo gjë e ka bërë me urdhër të Prodës.

Disa javë më parë, ta dinë shqiptarët. Një Igli Haxhiaj, oficer i antiterrorit, ka dëshmuar se të gjitha që kam bërë i kam bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë. Të gjitha që kam bërë i kam bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë”, tha më tej Berisha.

 

5 MUAJ ME PARE

Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo të prekësh drejtësinë, do kesh pasoja

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und
Këshilli Kombëtar i PD

Nga salla ku po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kreu demokrat, Sali Berisha, ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama, që të mos guxojë të prekë drejtësinë.

Berisha tha se opozita nuk do të lejonte që Edi Rama të cënonte edhe atë pavarësi të vogël që ka drejtësia.

“Po i them Ramës që do të përballet me pasoja të rënda nëse do të guxojë të prekë edhe atë pavarësinë e vogël që ka sistemi i drejtësisë”, tha Berisha.

Ai tha se Edi Rama është i aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet, ndërsa shtoi se tani është radha e opozitës.

"Është ora jonë. Ora e demokratëve gjer në largimin e tij. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Shikoni si doli. Njeriu që e nisi qeverinë duke dalë nga ekrani në ekran me hekura në duar, u tregonte qytetarëve hekurat se nuk kishin paguar një faturë dritash apo uji.

Njeriu që çirrej nga ekrani në ekran të arrestohet Sali Berisha, Ilir Meta, etj, tani i kapur në flagrancë, përdor të gjithë pushtetin e tij të krimit për t’u mbrojtur.

Edi Rama është i aftë për grusht shteti.

Ai ka të gjitha pushtetet, por është i aftë që edhe këtë përpjekje që po bën drejtësia, t’ia asgjësoje.

Në qoftë se e dëgjuat, çfarë tha: nuk do e kalojmë këtë si rastet e tjera, por do bëjmë një analizë të thelluar, e them këtë si udhëheqësi i reformës në drejtësi.

Edhe ne do i themi, guxo.

Në mënyrë absolute do bëjmë gjithçka që vend mbi tokë të mos të të lëmë që ti të marrësh atë pushtet minimal të drejtësisë.

Nuk mundet që ne të pranojmë një bandit, një hajdut, një njeri, i cili iu ka bërë shqiptarëve më të zeza se asnjë pushtues tjetër", tha Berisha.

Ky qëndrim i Berishës në raport me drejtësinë vjen në një kohë kur SPAK i ka kërkuar Kuvendit autorizimin lidhur me zv.Kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur përsa i takon çështjes së tunelit të ‘Llogarasë’, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e GJKKO-së, që vendoste pezullimin e saj nga detyrat qeveritare.

Por Berisha në anën tjetër është politikani që ka akuzuar më shumë drejtësinë e re, veçanërisht kreun në detyrë të SPAK, Altin Dumani, por edhe ish-drejtuesen e GJKKO-së, Irena Gjoka. Çuditërisht lidhur me drejtuesin e zgjedhur të SPAK, Klodian Braho, e konsideroi thjesht si një zgjedhje në përputhje me Kushtetutën.

 

 

 

5 MUAJ ME PARE

Berisha kërkon ndryshimin e axhendës së Këshillit: Të përgatitemi për përgjigjen që duhet t’i japim Ramës

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und
Berisha në Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e Këshillit Kombëtar me një thirrje urgjente nga kryetari Sali Berisha, i cili kërkoi që të gjithë energjitë e forcës politike të përqendrohen në përballjen me atë që e cilësoi si “organizatë kriminale që kundërmon në gjithë botën”. Berisha deklaroi se për shkak të situatës emergjente, axhenda e planifikuar për mbledhjen e sotme do të shtyhet, për t’iu lënë vend përgatitjes së një përgjigjeje politike të qartë ndaj qeverisë Rama.

Detyrohemi, për shkak të situatës emergjente të krijuar, që një axhendë të parashikuar për sot ta shtyjmë për një mbledhje tjetër të afërt dhe të përqendrohemi të gjithë në përgatitjen e përgjigjes që duhet t’i japim kësaj kalbësire që kundërmon në gjithë botën”, tha Berisha në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit.

Ai akuzoi ashpër qeverinë, duke thënë se Edi Rama është i gatshëm të shkelë çdo ligj, çdo normë dhe çdo moral vetëm për të mbajtur pushtetin. “Kjo është një organizatë kriminale që nuk ka kushtetutë, nuk ka ligj, as moral. Rama është i aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet. Tani është radha jonë, është ora jonë. Ora e demokratëve gjendet në largimin e tij. Nuk ka alternativë tjetër”, deklaroi Berisha me tone të larta.

Sali Berisha: Detyrohemi, për shkak të situatës emergjente të krijuar, që një axhendë të parashikuar për sot ta shtyjmë për një mbledhje tjetër të afërt, dhe të përqendrohemi të gjithë në përgatitjen e përgjigjes që duhet t’i japim ne kësaj kalbësire që kundërmon në gjithë botën.

Kësaj organizate kriminale që nuk ka kushtetutë, nuk ka ligj dhe nuk ka as moral. Dhe e cila është e aftë të bëjë çdo gjë.

Edi Rama është i aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet.

Tani është radha jonë. Është ora jonë. Ora e demokratëve gjendet në largimin e tij. Nuk kemi, nuk ka asnjë alternativë tjetër.

 

5 MUAJ ME PARE

Alimehmeti i pranishëm në Këshillin Kombëtar, ulet në fund të sallës (Foto)

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und
Ilir Alimehmeti

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD, i pranishëm është edhe Ilir Alimehmeti, një nga zërat kritikë brenda PD.

Alimehmeti është ulur në fund të sallës ku po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, e para pas zgjedhjeve të 11 majit.

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und
Alimehmeti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Ndërkohë, vihet re mungesa e Ervin Salianjit, i cili zgjodhi të vijonte axhendën e takimeve.

Kujtojmë që Alimehmeti nisi disa ditë më parë takimet me Salianjin në kuadër të përpjekjeve për rienergjizimin e Partisë Demokratike.

 

5 MUAJ ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Berisha sulmon kritikët: Kush flet për zgjedhje, justifikon farsën e 11 majit

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und
Berisha në Këshillin e PD

Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Këshillit Kombëtar, në një atmosferë të tensionuar dhe me sinjale të qarta për përplasje të brendshme.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij hapëse, ka sulmuar ashpër procesin zgjedhor në Shqipëri, duke e quajtur një “farsë të organizuar nga shteti elektoral”. Po ashtu sulmoi dhe zërat brenda PD.

Sali Berisha: Ata që flasin për zgjedhje në thelb dhe me dashje ose pa dashje, justifikojnë farsën. Sepse për çdo qytetar, për çdo individ, për çdo politikan që ka të qartë procesin zgjedhor, ai e din se në qoftë se gara zhvillohet midis shtetit elektoral dhe partive politike, ajo nuk është garë, por është farsë. Për ata të cilët përsëri në mungesë të kulturës elektorale apo për arsye të tjera, mendojnë ndryshe, u them prapë se në rast se qeveria organizon në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar për çdo ngjarje, organizon 4533 aktivitete, përfshirë ditën e votimit, 7 milionë Giro d'Italia, ajo nuk zhvillon zgjedhje, po zhvillon farsë dhe shkel me këtë parimet ndërkombëtare, parimet themelore.

 

5 MUAJ ME PARE

Berisha në Këshillin Kombëtar: U mblodhëm me vonesë se po mbronim votën e 11 majit

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und
Këshilli Kombëtar i PD

Ne jemi njerëz të fjalës dhe ne mbahemi për fjalën tonë: e para, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, e kam thënë dhe e them përsëri. E dyta, ne u kemi thënë shqiptarëve se do të mbrojmë votën, dhe e mbrojtëm votën”, tha kreu demokrat, Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Berisha iu drejtua anëtarëve të Këshillit Kombëtar me një sqarim sepse për 7 muaj nuk u thirr mbledhja e këtij forumi, duke theksuar se vëmendja ishte në faktimin e krimit elektoral, duke mbrojtur votën e opozitës. Sipas Berishës, rezolutat ndërkombëtare tregojnë se PD dhe aleatët e saj, kanë mbrojtur votën, e cila u deformua në 11 maj. 

Ai tha se fushata e 11 majit ishte fushata më e shkëlqyer në tërë historinë e PD, kishim arkitektin e fitores së Presidentit Trump, ishte fushata me programin më të mirë të kësaj partie dhe ishte fushata me mbështetjen më të madhe që patëm nga organizatat e partisë së qendrës së djathtë.

Berisha tha se në 11 maj nuk pati zgjedhje, por një farsë elektorale.

“Ata që duan të fajësojnë opozitën për farsën bëjnë një gabim të madh, në substancë dhe në thelb dhe me dashje apo pa dashje justifikojnë farsën”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha ka ripërsëritur denoncimet që ka bërë edhe më parë lidhur me veprimtaritë e Edi Ramës dhe Qeverisë së tij, gjatë fushatës, duke shkelur rregullat për zgjedhje të drejta.

Pjesë nga fjala në Këshillin Kombëtar

Do ta filloj këtë fjalë së pari me një sqarim të domosdoshëm për vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD pas zgjedhjeve të 11 majit.

Duhet të garantoj çdo demokrate e demokrat, çdo anëtare dhe anëtar të Këshillit Kombëtar se kjo vonesë ka pasur vetëm një shkak, dhe ky shkak ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë.
Unë, dhe të gjithë ne, jemi njerëz të fjalës.

Ne mbahemi për fjalën tonë.

Dy kanë qenë, të themi, kryefjalët tona.

E para, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

E kam thënë me dhjetëra e dhjetëra herë dhe e them përsëri, por e dyta, ne u thamë shqiptarëve se do mbrojmë votën.

Dhe se mbrojtja e votës ishte prova më e madhe e seriozitetit tonë, e përkushtimti tonë, e vendosmërisë, integritetit dhe ndershmërisë tonë.

Duke thënë këtë, theksoj se fushata elektorale e vitit 2025 ka qenë fushata me programin më të shkëlqyer elektoral në tërë historinë e PD.

Ka qenë fushata me arkitektin më të aftë të fushatave elektorale, arkitektin e fitores së presidentit Donald Trump.

Ka qenë fushata, në të cilën ne garantuam mbështetje të plotë dhe totale nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë, CDI, IDU dhe vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, Partia Popullore Europiane denoncoi pa u zhvilluar farsën elektorale që kishte përgatitur Edi Rama.

Në këtë kontekst, mund të them se farsa e vitit 2025, tejkalonte në përmasa të pakrahasueshme të gjitha farsat e tjera elektorale.

5 MUAJ ME PARE

Lëvizjet në PD, Salianji shmang ‘gjyqin’ në Këshillin Kombëtar

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und
Ervin Salianji

Ervin Salianji pritet të mos jetë pjesë e mbledhjes

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD pritet të jetë e shoqëruar me tensione, duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në selinë blu.

Ndërkohë është mësuar se protagonisti i këtyre përplasjeve, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ervin Salianji pritet të mos jetë pjesë e mbledhjes.

Salianji është në terren duke zhvilluar takime me demokratët.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot për herë të parë pas disfatës së pësuar nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në rend dite janë përfshirë diskutime mbi situatën politike në vend, çështja e Belinda Ballukut dhe protesta kombëtare e lajmëruar më 22 dhjetor.

Ndër të tjera, ditën e sotme Berisha paralajmëroi dhe përjashtimin e ish-deputetit Ervin Salianji, të cilin e akuzoi për bashkëpunim me eksponentë të krimit, për organizimin e takimit të djeshëm me qytetarët në këtë qytet.

5 MUAJ ME PARE

Die DP beruft inmitten von Spannungen und Anschuldigungen den Nationalrat ein; was ist zu erwarten?

Minute für Minute/ DP beruft Nationalrat ein, Berisha entschuldigt sich und
DP-Hauptquartier

Salianji ist Mitglied des Nationalrats und hat sich in den letzten Wochen zum schärfsten Kritiker der DP-Führung entwickelt. Er hat sogar die Initiative ergriffen und sogenannte „Poltore“ – Treffen mit der Basis der Demokraten – abgehalten. Bislang hat Salianji drei solcher Treffen in Durrës, Gjirokastër und Elbasan durchgeführt, während der Parteivorsitzende der Demokraten in einigen DP-Ortsverbänden in Tirana, Elbasan und Mirdita zusammenkam.

Die Demokratische Partei hat ihren Nationalrat einberufen, ihre erste Sitzung seit ihrer Niederlage bei den Wahlen am 11. Mai.

Der Nationalrat tagt zu einem Zeitpunkt, an dem innerhalb der DP Debatten darüber geführt werden, wie diese Partei auf die Niederlage reagiert hat, aber auch am Vorabend des ersten landesweiten Protests seit dem 11. Mai.

Es wird erwartet, dass die Sitzung des Nationalrats von Debatten begleitet wird, während sich in den letzten 24 Stunden die gegenseitigen Anschuldigungen zwischen Sali Berisha und Flamur Noka einerseits und Ervin Salianji andererseits verschärft haben.

Es wird erwartet, dass Berisha die Anschuldigungen gegen Salijanj wiederholen und die DP weiterhin mit eiserner Faust führen wird, während das Mitglied der DP-Präsidien nicht an dem Treffen teilnehmen wird.

Salianji begründete seine Abwesenheit bei der Sitzung des Nationalrats damit, dass er seine Gesprächsrunde mit Demokraten an der Parteibasis fortsetze.  

Salianji ist Mitglied des Nationalrats und hat sich in den letzten Wochen zum schärfsten Kritiker der DP-Führung entwickelt. Er hat sogar die Initiative ergriffen und Versammlungen mit der Basis der Demokraten abgehalten. Bislang hat Salianji drei solcher Treffen in Durrës, Gjirokastër und Elbasan durchgeführt, während der Parteivorsitzende der Demokraten in einigen DP-Ortsverbänden in Tirana, Elbasan und Mirdita zusammengekommen ist.

Berisha beschuldigte Salianji einer persönlichen Agenda, die nicht der DP, sondern der Regierung diene, während das Mitglied der Präsidentschaft vor allem gegen Flamur Noka, den Generalsekretär der DP, schwere Vorwürfe erhob.

Es wird erwartet, dass auf der Sitzung des Nationalrats auch ein Änderungsantrag vorgelegt wird, der die Unterschriften von 17 Mitgliedern dieses Forums trägt und darauf abzielt, zu verhindern, dass Personen, die Aufträge von der Regierung oder Gelder von Soros erhalten haben, in der Führung der DP vertreten sind.

Die Sitzung des Nationalrats könnte zudem eine Reihe von Streitpunkten in der größten Oppositionspartei neu aufrollen. Mindestens 20 Mitglieder des höchsten Führungsgremiums der DP könnten, sollten sie das Wort ergreifen und ihre Kritik öffentlich äußern, einen Schock in der Parteiführung auslösen.

 

 

Lini një Përgjigje