TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2026, 14:23

Apartamenti me vlerë 240 mijë euro, Zegjine Çaushi i përgjigjet Berishës: Është kontratë prenotimi, ndërtimi ende nuk ka nisur

Shkruar nga Pamfleti
Apartamenti me vlerë 240 mijë euro, Zegjine Çaushi i
Zegjine Çaushi

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, iu përgjigj nga foltorja e Kuvendit akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me një apartament që, sipas këtij të fundit, ajo ka blerë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Në fjalën e saj, Çaushi deklaroi se Berisha ka dezinformuar opinionin publik për këtë çështje. Ajo sqaroi se nuk bëhet fjalë për një apartament të përfunduar, por për një kontratë prenotimi, ndërsa shtoi se objekti ku do të ndërtohet banesa ende nuk ka nisur punimet.

Deputetja socialiste theksoi gjithashtu se çmimi dhe sipërfaqja e apartamentit janë të ndryshme nga ato që, sipas saj, janë raportuar në media. Duke komentuar edhe protestën e zhvilluar jashtë Kuvendit, ajo u shpreh se është një rast i pazakontë që një protestë të drejtohet njëkohësisht kundër qeverisë dhe opozitës.

“Sali, ti duhet të jesh i fundit që të vish këtu dhe në atë foltore dhe të flasësh në atë protestë. Më gjej një vend në botë ku protestohet kundër qeverisë dhe kundër opozitës së saj.

Ajo foltore nuk është podium për zakonin tënd të vjetër dezinformimin. Më shiko në sy! Siç dezinformove shqiptarët pak minuta më përpara për Reformën Territoriale, ashtu i dezinformove edhe për shtëpinë time.

Ndryshe nga ti Sali, nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë toke shqiptarëve por kam lidhur një kontratë për prenotim apartamenti, i cili nuk ka nisur por ti di vetëm të dezinformosh.

Ndryshe nga si e ke transmetuar ti në ato mediat e tuaja ku pastron paratë e pista, ndryshe në sipërfaqe dhe ndryshe në çmim.”, tha ajo.

2 Komente

  1. A
    A

    Jo se nuk bën 250 mijë, por po ndërtohet. Zot sa idiote është matematkantja e Roskovecit Parlamenti do hyjë në histori si parlamenti i Zeqinesë.

    1. P
      Pere

      Zerqine gjersa e ke prenoriar ne themel dmth qe ben me shume se 25000 euro. Ke te drejte Berisha mashtroi se nuk e tha vleren e vertete. Po ku i gjete kaq leke moj laraske pa bisht. Ripjellja te beri nose Gaaazooo

      Lini një Përgjigje