Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën për prishjen e dakordësisë lidhur me Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, duke pretenduar se ndryshimi i qëndrimit të socialistëve ka ardhur pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se mes palëve kishte një marrëveshje për shtyrjen e afatit të komisionit, ndërsa theksoi se për opozitën kusht i panegociueshëm mbetet përfshirja e ekspertizës së partnerëve europianë.
“Boçi, që do të flasë, ka bërë përpjekje maksimale me Maznikun, apo pengun. Kishte një ujdi për të zgjatur afatin e komisionit. Kushti për të marrë ekspertizën e europianëve është i panegociueshëm nga ne. Ishte Rama ai që urdhëroi pengun e tij të veprojë krejtësisht në mënyrë të njëanshme”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati ngriti gjithashtu shqetësimin se drafti që po diskutohet nga mazhoranca, synon të reduktojë 20 bashki të vendit.
“Projekti i diskutuar nga ju shkurton të paktën 20 bashki të tjera, të shpërndara në të gjithë vendin”, deklaroi Berisha.
filuan te numerojne delet PADRINOT E POLITIKES se PORDHIVE PS PD....