TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2026, 12:20

Balla ironizon demokratët: PD ndjesë pastë, u tremb nga vezët dhe bojkotoi seancën

Shkruar nga Pamfleti

Balla ironizon demokratët: PD ndjesë pastë, u tremb nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ironizoi mungesën e deputetëve të Partisë Demokratike në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ende nuk dihen arsyet e bojkotit të opozitës, por shtoi me ironi se demokratët mund të jenë trembur nga incidentet me vezë të regjistruara në seancën e kaluar.

"Ende nuk i dimë arsyet se përse PD, ndjesë pastë, e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë në seancat në vijim. Këta arritën deri në pikën sa u trembën edhe nga vezët", deklaroi Balla.

Ai theksoi se askush nuk mund t'i bëjë presion Kuvendit apo deputetëve për të mos ushtruar mandatin e tyre.

"Kush mendon se mund t'u bëjë presion deputetëve për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë ky Kuvend do të vijojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë", u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.

Lini një Përgjigje