TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 12:03

Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE-së: Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE-së: Shpresojmë
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Irlandën, e cila nis sot Presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në një reagim në rrjete sociale, kreu i shtetit i uroi suksese Presidencës irlandeze, duke theksuar se Shqipëria është e inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore.

Begaj shprehu shpresën se do të ketë angazhim për ta çuar përpara procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Jemi të inkurajuar që zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet ndër prioritetet kryesore dhe presim me padurim lidershipin e Irlandës në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Jemi të bindur se Presidenca irlandeze do të japë një kontribut të vlefshëm në forcimin e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe sigurisë së Evropës”, shkruan Begaj. 

 

bajram begaj

Lini një Përgjigje