Bregu i Fildishtë u eliminua një natë më parë nga Norvegjia në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Botëror, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në turne.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe nuk e mori vetëm rezultati në fushë, por edhe një postim i publikuar nga llogaria e Mançester Junajtid Indonesia.
Në mesazhin kushtuar futbollistit të "Djajve të Kuq", Amad Diallo, administruesit e faqes synuan ta falënderonin për paraqitjet në Botëror. Por, në versionin në anglisht të postimit u përdor fraza:
"Rest in peace."

Ky formulim, që në anglisht do të thotë "Prehu në paqe", u konsiderua menjëherë si një gafë, pasi zakonisht përdoret për të shprehur ngushëllime për persona të ndjerë dhe jo për eliminimin e një skuadre nga një kompeticion sportiv.
Postimi u bë shpejt viral në platformën "X", ku përdorues të shumtë reaguan me komente ironike dhe meme, duke e kthyer gabimin në një nga momentet më të komentuara pas ndeshjes.
Lini një Përgjigje