TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 19:47

Revolta vijon pa u ndalur/ Qytetarët 32 ditë në shesh për largimin e Ramës dhe kastës politike

Shkruar nga Pamfleti
Revolta vijon pa u ndalur/ Qytetarët 32 ditë në shesh për
Nis protesta

Qytetarët zbresin sërish në rrugë, protesta hyn në ditën e 32-të...

Ka nisur zyrtarisht dita e 32-të e protestës qytetare. Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, qindra qytetarë kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës kundër qeverisë.

Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta kundër pushtetit, protestuesit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet që tashmë janë bërë simbol i kësaj lëvizjeje: "Rama ik!", "Rama jep dorëheqjen!", "Rama në burg, Berisha në burg!", "Shqipëri e re!" dhe "Ju erdhi fundi!".

Edhe pse protesta nisi më shumë se një muaj më parë si një revoltë kundër projektit turistik në Zvërnec, ajo është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe gjithë klasës së vjetër politike. Organizatorët dhe pjesëmarrësit këmbëngulin se protesta nuk është më vetëm kundër një projekti të caktuar, por për ndryshimin e mënyrës së qeverisjes dhe të sistemit politik në vend.

Tubimi i sotëm zhvillohet një ditë pas përplasjeve para Kuvendit, arrestimit të disa protestuesve dhe sulmeve të ashpra të kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të kabinetit ndaj organizatorëve të protestës. 

Studentët kanë përjashtuar çdo mundësi dialogu me qeverinë, duke theksuar se protesta nuk kërkon negociata, por ndryshim politik.

"Jemi një grup studentësh që nuk kemi kërkesa të veçuara. Nuk ka dialog si në vitin 2018. Kjo situatë zgjidhet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama," u shpreh një prej tyre.

Ata kanë marrë përsipër edhe aksionin simbolik të zhvilluar pak ditë më parë, kur vendosën stikera në makinat e deputetëve, në shenjë proteste për gjobat që, sipas tyre, iu vendosën emigrantëve që erdhën në Shqipëri për protestën kombëtare.

"Stikerat i organizuam vetë, pa mbështetjen e askujt. I vendosëm te makinat e deputetëve sepse emigrantët u gjobitën, ndërsa makinat e tyre qëndrojnë të parkuara në shkelje të rregullave dhe nuk ndëshkohen", deklaroi një nga studentët.

Një tjetër studente përshkroi vizionin e saj për atë që protestuesit e quajnë "Shqipëria e re".

"Shqipëria e re është një Shqipëri pa korrupsion, ku je i lirë të flasësh, ku ke mundësi të barabarta dhe ku drejtësia funksionon për qytetarët. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu dhe pse nuk do të largohemi", tha ajo.

protesta

1 Komente

  1. D
    DUCJA

    Klubi i pensionisteve te bathores? Kane kohe plot, e kalojne pensionin ne menyre kreative.

    Lini një Përgjigje