Kreu demokrat, Sali Berisha, e konsideroi Edi Ramën si sundimtarin më të keq dhe më të rrezikshëm që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha ka kërkuar nga strukturat e PD-së që të shumëfishojnë përpjekjet për të mbështetur protestat që kanë nisur në Shqipëri.
“Një e keqe e madhe ka pushtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo gjeneratë vjen si një bekim për shqiptarët, kjo gjeneratë i ka bërë Edi Ramës shpartallimin më të madh, brenda dhe jashtë vendit”, tha Berisha.
Në vijim ai i ka drejtuar një apel anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe strukturave të PD-së që të mos kursejnë mbështetjen për protestat, pavarësisht ndonjë thirrjeje që bëhet aty, e cila nuk është e të rinjve dhe të rejave.
“Ashtu sikundër shpëtuan vendin nga armët kimike, ashtu do të shpëtojnë tani vendin nga e keqja”, tha Berisha. Ai i ka bërë thirrje çdo shqiptari që të mos humbasë shansin dhe të mbështesë protestat e gjeneratës Z.
Në vijim, Berisha shtoi se Edi Rama ka humbur përballë kësaj gjenerate, ndërsa shtoi se sa do që Edi Rama të përpiqet, kjo protestë nuk do të ndalet.
“Gjenerata Z, apo gjenerata e re t’i themi, ka në dy dekadat e fundit rekordet e betejave më të rëndësishme të fituara.
Ishte kjo gjeneratë që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike, të cilat i premtoi Edi Rama me vizitën e tij të parë në OKB.
Shqiptarët u mbetën mirënjohës pafundësisht atyre. E vërteta është se ajo ishte beteja kryesisht e gjimnazistëve shqiptarë.
Ata gjimnazistë, dhe studentë më vonë, me një ndjeshmëri, me një pastërti, me ideale, kur panë se vendi vendosej para një rreziku papritmas ata u derdhën në rrugë dhe e detyruan despotin të anulonte vendimin e tij.
Nuk duhet të harrojmë se në vlerësimet, ne e vërteta është ajo që na frymëzon, e vërteta është ajo që na udhëheq, dhe atë betejë nuk e bënë forcat politike, jo, ne i mbështetëm, por betejën e bënë ata.
Ata me një vendosmëri absolute nuk u tërhoqën nga beteja gjersa fituan. Janë të bekuar.
Nuk është kjo beteja e vetme e fituar prej tyre.
Mos harroni një moment tjetër, shumë të rëndësishëm, kur dora e zezë ekzekutoi 5 metra nga pragu i shtëpisë Klodian Rashën. Shteti vrasës paraqiti të gjitha mashtrimet dhe trillimet për të ndjerin Klodian Rasha, por ato gjenerata nuk i besoi dhe dolën në rrugë me një trimëri të jashtëzakonshme.
E lemeritën pushtetin. E detyruan Edi Ramën të shkarkonte ministrin e tij.
Tani ata janë në rrugë, forcë në botë që mund t’i pengojë ata pa realizuar përmbysjen e kësaj qeverie, nuk ka.
Lëvizja e tyre sado që përpiqet Edi Rama me të gjithë propagandën e tij prokolalike, sado që ka marrë kompanitë më të mëdha për t’ua rrëmbyer algoritmin, sado që ka krijuar me qindra e qindra faqe fake për t’i sulmuar ata, çfarëdo që bën, është i pashpresë.
Ajo gjeneratë nuk di kurrë të tërhiqet. Ajo gjeneratë di vetëm të fitojë.
Ndaj dhe Edi Rama që paguan çdo gjysmë orë shuma marramendëse për ta mbajtur nën kontroll algoritmin, po humbet çdo gjë”, tha Berisha.
Mbas protestës Berisha K/Ministër dhe shkojmë në epokën e Gurit .