TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 10:50

Berisha kërkon tërheqjen e rendit të ditës në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Shkruar nga Pamfleti
Berisha kërkon tërheqjen e rendit të ditës në Kuvend:
Berisha në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar tërheqjen e rendit të ditës në seancën plenare të Kuvendit, duke argumentuar se prioritet duhet të jenë shqetësimet e qytetarëve që prej 18 ditësh po protestojnë në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se mijëra qytetarë dhe të rinj kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Tiranës në atë që ai e cilësoi si një lëvizje historike, të paprecedentë dhe tërësisht paqësore.

Sipas tij, protestat përfaqësojnë një reagim qytetar kundër asaj që e konsideroi një qeverisje autoritare, ndërsa kundërshtoi çdo përpjekje për t’i etiketuar protestuesit si ekstremistë, fashistë apo antisemitë.

Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si “narkoshtetin e vetëm në Europë”, ndërsa theksoi se qytetarët që protestojnë po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i demokratëve i bëri thirrje Kuvendit që të dëgjojë zërin e protestuesve dhe kërkesat e tyre, duke insistuar se debati parlamentar duhet të fokusohet tek situata që, sipas tij, po zhvillohet jashtë sallës së Parlamentit.

"Zoti kryetar, në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Por ato i kanë dëgjuar qytetarët dhe nuk është qëllimi pse e marr fjalën.

Qëllimi pse e marr fjalën është se gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve të cilët kanë një axhendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, axhendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje.

Ky parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç axhendës së qytetarëve në protestën më madhështore në historinë e këtij vendi.

Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës. Mendoj se ky është detyrimi absoluit i këtij parlamenti në mënyrë që të mos përfundojë edhe ky aty ku e meriton sa më shpejt.", tha Berisha.

Lini një Përgjigje