TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 10:30

Me dosje në duar, Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Shkruar nga Pamfleti
Me dosje në duar, Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Ish-kryetarja e LSI-së u pa teksa hynte në gjykatë me një çantë me dokumente në duar, ndërsa para mediave dha një koment të shkurtër lidhur me sistemin e drejtësisë.

“Drejtësia me statistika është më e keqe se padrejtësia”, u shpreh Kryemadhi, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyen e paraqitjes së saj në GJKKO.

Paraqitja e saj vjen në një kohë kur emri i Kryemadhit lidhet me hetimet e SPAK-ut që kanë në fokus edhe ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, aktualisht në masën e sigurisë “arrest në burg”.

SPAK ka ngritur akuza ndaj Metës dhe Kryemadhit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje ose mosdeklarim pasurie. Hetimet lidhen me çështjen e lobimit të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shtetet e Bashkuara dhe me dosjen e njohur si CEZ-DIA.

Ndërsa Ilir Meta vijon të qëndrojë në paraburgim që prej tetorit 2024, Kryemadhi po përballet me procedurat gjyqësore në gjendje të lirë.

 

monika kryemadhi gjkko ish-kryetarja e lsi-së

Lini një Përgjigje