TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 18:59

Dita e dytë e protestës në Shkodër, qytetarët thirrje të rinjve: Çohuni nga kafja!

Shkruar nga Pamfleti

Dita e dytë e protestës në Shkodër, qytetarët thirrje

Teksa në Tiranë po zhvillohet dita e tetë e protestës qytetare kundër qeverisë Rama, tubime janë mbajtur paralelisht edhe në Shkodër, ku qytetarë të moshave të ndryshme, mes tyre edhe fëmijë, kanë dalë në rrugë në mbështetje të kërkesave të protestuesve për rrëzimin e qeverisë.

Kjo është dita e dytë radhazi që qytetarët e Shkodrës organizojnë protestë kundër projektit të ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke e lidhur kauzën me kërkesat më të gjera për ndryshim politik në vend.

Protestuesit marshuan përgjatë pedonales së qytetit dhe më pas u grumbulluan para Bashkisë së Shkodrës, ku përcollën mesazhet e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve publike.

“Çohuni nga kafja”, ishte një nga thirrjet më të dëgjuara gjatë tubimit, me të cilën protestuesit u bënë apel të rinjve dhe qytetarëve të tjerë t’u bashkohen protestave dhe të angazhohen në kauzën qytetare.

 

Lini një Përgjigje