TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 12:23

“Dorëhiqu”, Rama-protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat

Shkruar nga Pamfleti

“Dorëhiqu”, Rama-protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga

Puna është se ikën mbrëmja dhe vjen mëngjesi, aty s’ka njeri se sheshi hapet në mbrëmje, ndërkohë që unë jam këtu, ne jemi këtu...

Kryeministri Edi Rama ka marrë rolin e viktimës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, teksa i cilësoi si shpifje të gjitha akuzat që hidhen ndaj tij. Teksa sulmoi protestuesit dhe mesazhet që jepen në protestë prej 20 ditësh ku kërkohet dorëheqja e tij, Rama tha se është kërcënuar dhe dhunuar online prej protestuesve.

Thonë që jam kusar dhe algoritmi e bën të vërtetë. Thonë që kam qenë në Aruba dhe algoritmi e bën të vërtetë. Ka një dhunë të vazhdueshme dhe kërcënime online, ndërsa algoritmi po prodhon një realitet tjetër, që nuk ka lidhje me atë që jetojmë në realitet”, tha Rama. Sipas Kryeministrit, shpifjet që po i bëhen, kthehen nga algoritmi si të vërteta, ndërsa theksoi se jemi në një laborator algoritmi prodhon të pavërtetat dhe shpifjet si të vërteta.

Kryeministri u shpreh se ka mesazhe lidhur me dorëheqjen e tij, por ai nuk i është përgjigjur.

Më kanë shkruar shumë njerëz sikur kam dhënë përshtypje sikur do të japë dorëheqjen! Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që një turmë të shkojë e të bllokojë aeroportin. Tërheqja pak nga pak e atyre që shkuan atje për të dalë në skemë, e mbetja e atij grupi ku ka përzierje të hatashme. Vinë njerëz nga Kosova, Maqedonia, për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve! Ulërijnë! Ndërkohë që njerëzit që funksionojnë me arsye, dhe ata në banka, më të mirëpaguarit, e kuptojnë se këtu ka diçka që nuk shkon fare. Si kam dhënë përgjigje kujt.

Kur ka momente të tilla, kam kënaqësi të kujtoj një hollësi të Homerit kur Odiseja afrohet pranë sirenave dhe refuzon që të mos t’i dëgjojë. Përkundrazi ai insiston ti dëgjojë, sepse kupton se sa i madh është tundimi në një mënyrë apo një tjetër. Ai lidhet pas direkut të anijes, jo se ska besim te vetja, por nuk e negocion destinacinon. Atë që vetja në një moment të vetëm mund tia bëjë që të hidhet në ujë pas sirenave, ai e ndalon me litarët, duke e lidhur veten. Qëllimi është çka e ka çuar deri aty dhe deri në fund. Kjo e Odiseut është metafora më e jashtëzakonshme e lidersipit dhe qeverisë”, tha ai.

Në vijim Rama i ka kthyer edhe një përgjigje atyre që i kërkojnë dorëheqjen, duke theksuar se timoni i një mazhorce nuk lëshohet nga zhurmat.

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi edhe thirrjet në protestë  “Edi Rama ka mbaru”.

Për t’i dhënë kësaj një pathos revolucionar, aty në shesh nis refreni Edi Rama ka mbaru. Puna është se ikën mbrëmja dhe vjen mëngjesi, aty s’ka njeri se sheshi hapet në mbrëmje, ndërkohë që unë jam këtu, ne jemi këtu.

E nesërmja vjen, vitet ikin, profecia vazhdon, sepse edhe po s’u bë e vërtetë, bëhet virale dhe ja ku jemi sot.

Për dekada me radhë kemi luftuar për lirinë shprehjes, me të drejtë, pa të s’ka demokraci, por ndërkohë pa e kuptuar kemi hyrë në një ferr tjetër social. Epokë ku problemi është pakufijshmëria e lirisë së shpërndarjes.

Sot s’ka nevojë të censurosh faktet. Mjafton t’i mbysësh. Kjo është situatë e re kohës sonë, fakti dhe gënjeshtra janë dy njësi të mënyrës si funksionon algorimit, që nuk pyet kush ka të drejtë, por kush e merr peng më gjatë vëmendjen. Atij i jep shtysë tjetrit i ul shpërndarjen”, tha Rama.



edi rama timoni grupi

9 Komente

  1. P
    Populli ne kembe, partia ne b…

    Ka gjetur shpetim te diarreja e perhereshme si simptome e patologjise se rende nga e cila vuan tere jeten. Pa permendur asnje po asnje nga shqetesimet qe ngre protesta. Jepi komandant shtrengoje fort…timonin….

    1. X
      Xhorxhi

      Me duket grupi timonit nuk ka vaj

      1. M
        M

        O Ali Baba , ti merr gjysmen e pasurise se shqiptareve. Pjesen tjeter u a ndan kundrejt pageses grupev kriminale dhe oligarkeve. Patronazhistet i mban me rogen e buxhetit te shtetit. Ti ke ndermend te dorehiqesh kur te kesh grabitur gjithe pasurine e ketij vendi. E dime, lakmia nuk te le por fundi ka ardhur. Mjaft me. Nuk dua te besh asnje dite burg , vetem te te marrin ca ke vjedhur dhe te flesh poshte ures se Lanes.

        1. L
          Lira

          Ku jetojne kto njerez mor aman, qe nuk shikojne vuajtjet e popullit. U farofte fara e komunisteve jarabil!

          1. C
            Cuku

            Kur i perzien kete efekt te jep, fillon e flet perçart

            1. f
              fati zi

              Palaco doli prape dhe beri demagogji. Me te njejtin stil e retorike flet me vete. Flet para pasqyres. Eshte ne fundin e tij dhe ai eshte i pari qe e ndjen lageshtiren.

              1. Q
                Qendrese

                Autokratet nuk ikin me proteste paqesore. As e con ne mendje te ikin. Perkundrazi kane bindje qe jane me te aftet per ate vend, si dhe kane bere marreveshje te frikshme. Me ate qe ka marre persiper, se ke kush te largohet. Eshte i lodhur. Ka bindje qe do vdese ne ate vend. Do shikoni qe shume shoejt do ka mbathi nga Shqiperia. Nuk do kete me kohe per doreheqje, dhe askush nuk ja pranoj.

                1. P
                  Palorto

                  Pse e mësoi makinën ki kopani mo

                  1. p
                    popull

                    Eshte provokativ me protestuesit dhe popullin, por sjellja e tin ne vetvehte eshte nje lloj zgjidhje per ata qe e mbaj e peng. Do te iki ndaj provokon. Ne kushte paqe nuk e le njeri se ka dhene fjale. Dhe do perplasje qe kur ti.shkojme te zyra te kete argument qe nuk e mbaja dot. Por eshte bere vertet bajat. Si ka ngel asnje pike vlere apo morali. I lodhur i konsumuar me ate batuten e tij demode. Ka mbaru. Sot ne 19:00 e me mendje te re. Te zyra ose te shpia. atje

                    Lini një Përgjigje