Ooo, pika që nuk ju bie mu në Bogdan, Zeqir e Beqir, mor letyra pa moral e pa dinjitet, që e kthyet drejtësinë në stan llahinkash dhe vend strehimi për palaçot e shoqërisë njerëzore, që me Hajdar-Reformën na i promovoni si mender drejtësia e “re”.
Ish-deputeti, Myslym Murrizi ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, duke i akuzuar se kanë dëmtuar integritetin e institucioneve dhe kanë promovuar, persona të papërshtatshëm në kuadër të reformës në drejtësi.
Reagimi i Murrizit vjen pas mbledhjes së fundit të KLP-së, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme të institucionit. Kritikat e tij janë përqendruar kryesisht te Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, i cili do të drejtohet nga Zeqir Hoda dhe do të ketë si anëtarë Erion Fejzullën dhe Olger Eminajn.
“KLP paska miratuar disa komisione brenda vetes dhe habia më e madhe është se në Komisionin e Etikës paska vënë kryetar Zeqirin dhe anëtar Beqir Olger Eminajn, i cili u denoncua nga një emision investigativ që tallej me ankesën e një qytetareje ndaj një prokuroreje, duke i kërkuar favore dhe vegla seksi.
Pra, Zeqiri dhe Beqir Olger Eminaj do të “verifikojnë” etikën e rreth 200 prokurorëve të Shqipërisë.
Ooo, pika që nuk ju bie mu në Bogdan, Zeqir e Beqir, mor letyra pa moral e pa dinjitet, që e kthyet drejtësinë në stan llahinkash dhe vend strehimi për palaçot e shoqërisë njerëzore, që me Hajdar-Reformën na i promovoni si mender drejtësia e “re”.”-shkruan Murrizi në Facebook.
Sipas njoftimit zyrtar të KLP-së, gjatë mbledhjes së zhvilluar me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe misionit JustAL, u votua përbërja e komisioneve të përhershme dhe anëtarëve zëvendësues.
Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit do të drejtohet nga Mirela Bogdani, me anëtarë Olger Eminajn dhe Erind Merkurin. Ndërkohë, Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale do të ketë në përbërje Zeqir Hodën si kryetar, si dhe Erion Fejzullën e Olger Eminajn si anëtarë.
Lini një Përgjigje