TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2026, 11:49

“Jeni si miza te b….e kalit”, sherr i ashpër Balla-Kapri në Kuvend: Të kam thënë mos e kruaj me mua!

Shkruar nga Pamfleti
“Jeni si miza te b….e kalit”, sherr i ashpër Balla-Kapri
Erald Kapri dhe Balla

Një përplasje e ashpër verbale ka ndodhur senacën e sotme në Kuvend mes Taulant Ballës dhe deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri.

Kapri tha se mazhoranca ka frikë nga Agron Shehaj, sepse ky i fundit është një biznesmen i suksesshëm, që flet të vërtetën për qeverinë dhe Shqipërinë.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ky i fundit i tha Kaprit se i ka çuar sms në zgjedhje, që numëruesit e Partisë Socialiste t’ja mbronin votat nga numëruesit e PD-së.

"Më fusje miq që t’u thosha numëruesve të PS-së që të ruanin votat e tua, se kishe frikë se t’i vidhte PD-ja.  Turp të të vijë. Ju nuk kishit besim tek PD-ja dhe erdhe më the mua që numëruesit e Partisë Demokratike po më vjedhin votat. Ta kisha thënë që mos e kruaj me mua. Dhe votat t’i mbrojtën numëruesit e Partisë Socialiste dhe prandaj ke ardhur në këtë sallë. Edhe pse unë jam nga ata që besoj se koha kur partitë numërojnë votat duhet të marrë fund.

Një shtëpi 151 metra katror shitet 15 milionë euro, këtë e bën Gonia. Gonia po lë nam. Jeni si ajo miza tek b….e kalit. Desha të flas dhe për integrimin në BE, ku Shqipëria po mbyll kapituj të negociatave. Më akuzoni se luaj letra. Nuk di se qenka herezi, që të shikosh një ndeshje futbolli, të luash me letra mes miqsh e duhet të jesh maskara, që një foto me miqtë duke luajtur me letra ta quash bixhoz. ", tha Balla.

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare u në rendin e ditës janë parashikuar një seri projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si dhe diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit.

sherr i ashpër balla-kapri

Lini një Përgjigje