TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2026, 13:55

Sulmi ndaj Komisariatit nr 3, arrestohet një prej dhunuesve dhe shpallen në kërkim katër te tjerë 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi ndaj Komisariatit nr 3, arrestohet një prej dhunuesve dhe shpallen
Sulmi ndaj Komisariatit nr 3

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar lidhur me incidentin e dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e 4 korrikut pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Policia sqaron se në bashkëpunim me prokurorinë, janë identifikuar 12 persona që morën pjesë në aktet e dhunshme, prej të cilëve 4 janë shpallur në kërkim dhe të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

Mbrëmjen e 4 korrikut, situata pranë Komisariatit Nr. 3 u përshkallëzua në dhunë. Gjatë incidenteve u godit godina e komisariatit, u thyen xhamat e saj dhe pati përplasje me efektivët e Policisë. 

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale që lidhen me thirrjet publike për veprime të dhunshme, shkatërrimin e pronës, goditjen për shkak të detyrës, kundërshtimin e punonjësit të Policisë, mosbindjen ndaj urdhrit të ligjshëm, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, organizimin e grumbullimeve të paligjshme dhe pengimin e qarkullimit të mjeteve. 

"Vijojnë hetimet për tubimin e zhvilluar më 4 korrik 2026 pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Policia e Shtetit njofton se, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, është arrestuar një person, janë proceduar penalisht shtatë të tjerë dhe janë shpallur në kërkim katër persona të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunshme.

Sipas Policisë, gjatë protestës u ushtrua dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit. Si rezultat i hetimeve janë identifikuar gjithsej 12 persona të dyshuar të përfshirë në këto veprime.
Në vijim të procedurave:
• është ndaluar me iniciativë shtetasi 33 vjeç;
• janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit me iniciale K.M., V.K., E.L., Sh.B., V.D., E.N. dhe B.K.;
• janë shpallur në kërkim katër shtetas, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik për shkak të vijimit të hetimeve.

Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në aktet e dhunshme dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale: “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", njofton policia.

 

sulmi ndaj komisaritit nr 3

Lini një Përgjigje