TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 11:01

“Luftë hibride për Zvërnecin”, Bido e Balliu përplasen në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
“Luftë hibride për Zvërnecin”, Bido e Balliu
Balliu e Bido

Zvërneci, për të cilin prej 4 ditësh protestohet në Tiranë nga qytetarë dhe organizatat mjedisore, ka shkaktuar përplasjen e rradhës mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Ardit Bido i PS-së dhe Klevis Balliu i PS-së replikuan në sallën e Parlamentit.

Bido iu përmbajt idesë se për Zvërnecin po zhvillohet një luftë hibride, duke theksuar në këtë mënyrë ndërhyrjen nga jashtë, sa i takon organizimit të protestave. Kjo tezë është përdorur edhe nga deputetë të tjerë socialistë. Ndërkohë Balliu në një replikë akuzoi PS-në se ka reaguar lidhur me Zvërnecin pas pamjeve të dhunës që u publikuan.

Replikat

Bido: Në 30 maj ku ishin këta të rreshtave? Mos kishin ndonjë drekë? Si nuk folët? Ju të partisë së opozitës, ju të partive të vogla që nuk lini rast? Ju, teatri, ku ishit? Pse u kujtuat të nesërmen kur pati që kishte sentiment publik? Kush doli dhe foli sot?

Këta që dolën në 1 maj, doli dhe foli një kolege që e kam dhe mike, është ajo që dilte në Borsh me flamurin e Spiro Milos dhe kërkonte vota për Belerin. Ku ka luftë më hibride sesa kjo? Kur shihni që qytetarët reagojnë, atëherë kërkoni të fitoni pikë politike. Jeni të pabesueshëm, jeni hipokritë.

Balliu: Këta që dalin dhe na janë habitur, kanë 14 vite që dhunohen qytetarët nëpër protesta, ka 14 vite që policia është përdorur për të sulmuar qytetarët nëpër protesta dhe nuk ua ka prishur. Arsyeja pse folët kësaj here është se ju doli videoja dhe u përpoqët të fshini krimin tuaj.

balliu bido zverneci

Lini një Përgjigje