TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 18:59

Miratohet amnistia penale, 466 të dënuar lirohen menjëherë; kategoritë që përfitojnë ulje dënimi dhe pushim të hetimeve

Shkruar nga Pamfleti
Miratohet amnistia penale, 466 të dënuar lirohen menjëherë;
Momente nga senaca plenare

466 persona do të lirohen menjëherë nga burgjet, ndërsa 869 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia përjashtohen të dënuarit dhe të hetuarit e SPAK.

Amnistia penale është miratuar në Kuvend me 84 vota, duke marrë shumicën e cilësuar që kërkohej për kalimin e saj. Në seancë mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti në Kuvend nga Roma përpara votimit.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, nga ligji do të përfitojnë menjëherë 466 persona që do të lirohen nga burgjet, mes tyre 11 gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 persona të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 8 të mitur.

Ligji parashikon që të lirohen burrat e dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg, si dhe gratë e dënuara deri në 4 vite burg. Po ashtu, përfitojnë edhe personat që aktualisht janë duke vuajtur dënimin, nëse burrave u kanë mbetur pa vuajtur deri në 3 vite burg dhe grave deri në 4 vite.

Miratohet amnistia penale, 466 të dënuar lirohen menjëherë;

Në kategorinë e përfituesve përfshihen gjithashtu burrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç, si dhe personat që kanë qenë të mitur në momentin kur kanë kryer veprën penale.

Për të dënuarit që nuk përfitojnë lirimin e plotë, ligji parashikon ulje të dënimit. Burrave u zbritet 1 vit burg, ndërsa grave dhe të miturve u zbritet 1 vit e gjysmë.

Amnistia prek edhe një pjesë të çështjeve që janë ende në hetim ose në proces gjykimi për vepra penale me rrezikshmëri më të ulët, për të cilat parashikohet dënim maksimal deri në 3 vite burg.

Megjithatë, ligji vendos kufizime të forta për kategoritë që nuk përfitojnë. Jashtë amnistisë mbeten personat që i janë shmangur drejtësisë, të arratisurit dhe ata që fshihen nga organet ligjzbatuese.

Po ashtu, nuk përfitojnë të dënuarit për vrasje, krime kundër njerëzimit, krime seksuale, terrorizëm, trafik droge, krim të organizuar, korrupsion, krime zgjedhore dhe një sërë veprash të tjera me rrezikshmëri të lartë.

Një nga pikat kryesore të ligjit është se asnjë person që hetohet apo gjykohet nga SPAK nuk do të përfitojë nga amnistia. Përjashtohen gjithashtu edhe personat e dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas miratimit në Kuvend, ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

amnistia penale

Dokumenta bashkëngjitur

2 Komente

  1. s
    studio

    kush do dalin nga burgu ata qe ka denuar SPAKU PER KORUPSION.....QEVERITARET e denuar ....pervec te dikujt qe eshte gjynaf dhe vuan padrejtesisht

    1. R
      R

      E mer plak i poshter e bere mod kte pune!

      Lini një Përgjigje