Tensione në Kuvend gjatë zhvillimit të seancës plenare, Agron Shehaj kërkon largimin e qeverisë "Rama".
Momente tensioni janë regjistruar në Kuvend gjatë zhvillimit të seancës plenare, ku deputeti i opozitës Agron Shehaj është përjashtuar nga punimet e Parlamentit pas një përplasjeje me drejtuesin e seancës, Niko Peleshi.
Gjatë diskutimeve në sallë, Shehaj iu drejtua mazhorancës me thirrjen “Jepni dorëheqjen, qytetarët janë në protestë”, duke iu referuar tubimeve dhe reagimeve të fundit qytetare kundër qeverisë.
Ndërhyrja e deputetit shkaktoi debate në sallë, ndërsa drejtuesi i seancës kërkoi respektimin e rregullores dhe vijimin normal të punimeve. Pas paralajmërimeve, Peleshi vendosi përjashtimin e Shehajt nga seanca, duke argumentuar se deputeti kishte penguar zhvillimin e saj.
Opozita ka bojkotuar seancën plenare të kësaj të enjteje, duke lënë pothuajse bosh radhët e saj në sallën e Kuvendit. I vetmi deputet opozitar i pranishëm ishte Agron Shehaj, i cili shkaktoi tensione.
Ndërkohë, mazhoranca vijoi normalisht procedurat parlamentare dhe u bë gati për miratimin e projektligjit për amnistinë.
Lini një Përgjigje