TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 18:05

“Zien” PS/ Protestat dhe largimi i Neomalësores alarmojnë Ramën, mbledh deputetët në Pallatin e Brigadave

Shkruar nga Pamfleti
“Zien” PS/ Protestat dhe largimi i Neomalësores alarmojnë
Një prej mbledhjeve të PS në Pallatin e Brigadave

Protestat dhe largimi i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar socialist duket se kanë vënë në lëvizje kryeministrin. Mes pakënaqësive në rritje brenda PS-së, kritikave nga figura të njohura socialiste dhe tensioneve të fundit politike, Rama ka thirrur me urgjencë ministrat dhe deputetët në një mbledhje në Pallatin e Brigadave.

Largimi i Marjana Koçekut nga radhët e Partisë Socialiste dhe protestat që prej afro 3 javësh kanë mbërthyer vendin, duket se kanë vënë në lëvizje Edi Ramën. Kryeministri ka thirrur me urgjencë një takim në Pallatin e Brigadave ditën e shtunë në orën 10:00, ku do të marrin pjesë ministrat dhe deputetët socialistë.

Me qindra persona kanë plot 19 ditë në shesh duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe kryeministri duket se ka filluar të shqetësohet. Nga ana tjetër, situata në PS nuk paraqitet aspak e qetë. Pas kritikave dhe pakënaqësive të shfaqura herë pas here nga Braçe dhe Spiropali, goditja më e madhe erdhi nga Marjana Koçeku, e njohur si Neomalësorja, e cila njoftoi largimin nga grupi parlamentar socialist, pa dhënë më shumë arsye për vendimin e saj.

Po ashtu, deputetja, e cila tashmë ka kaluar si e pavarur, ka hapur një debat me fisin e Bajrave në Shkodër dhe së fundmi po sulmon Partinë Socialiste, duke i hapur jo pak telashe kryeministrit. Në këto kushte, Rama ka vendosur të mbledhë ministrat dhe deputetët në një takim që vjen në një moment delikat si për qeverinë, ashtu edhe për mazhorancën.

Lajmërimi për takimin u është dërguar deputetëve vetëm pak më parë dhe duhet të marrin pjesë të gjithë.

Pra, duket se Rama është vënë në lëvizje për të vënë në rresht të vetët, teksa ka pasur zëra se mund të ketë edhe emra të tjerë që mund të ngrenë krye. Protestat e kanë shkundur nga themelet komplet kastën politike. Rama mundohet t’i neglizhojë, por nuk e fsheh dot shqetësimin. Nga ana tjetër, ka shumë figura si Ditmir Bushati apo Arta Dade që kanë dalë në krah të protestuesve, për të mos folur për Arben Malajn, i cili është kritik ndaj kryeministrit. Pra, situata në PS është mjaft e trazuar dhe Rama, si gjithmonë, do të nisë manovrat për të vënë në rresht të vetët. /Pamfleti

rama grupi ps

3 Komente

  1. T
    Tony

    Kush me shume e kush me pak si ju te PS edhe ata te PD keni vjedhur, grabitur Shqiptaret deri ne palce. Edhe gjyqeve te diktatures qe, ishin tak fak pa avokat do i duheshin shekuj, tu denonte ju halera.

    1. M
      Mandi

      Sikur asParti as vazhdim te protestave, kjo Protest e realizoi MESAZHIN. E tronditi Pushtetmbajtesin dhe frymezoi nje kulture mos te kesh frike nga frika.

      1. d
        dash

        Asgje nuk ndodh. Nje cete hajdutesh nuk ka ndergjegje. Alibabai mbledh 40 e me shume xhepistet e tij. Si e si te mbrojne placken e vjedhur. Nje grup zuzaresh ne krye te nje shteti te vjedhur deri ne kocke. Njeri me milioner se tjetri dhe mblidhen dhe bejne moral. Te krimbur ne para korrupsioni, te trembur per te ardhmen e tyre.

        Lini një Përgjigje