Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestat kundër investimit të planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se një pjesë e pjesëmarrësve janë ndikuar nga faktorë dhe interesa të jashtme.
Gjatë fjalës së mbajtur në Fier, në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në këtë degë, Rama tha se Shqipëria është kthyer në qendër të vëmendjes së aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe se kjo, sipas tij, po reflektohet edhe në debatin që shoqëron protestat.
“Ajo që po ndodh sot me Shqipërinë dhe pse Shqipëria po përdoret kaq masivisht në vende dhe nga njerëz që nuk kanë dhimbje për flamingot e Zvërnecit, por se Shqipëria sot është në epiqendër të një sërë përplasjesh”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se nuk i konsideron protestuesit si persona të nxitur drejtpërdrejt nga aktorë të huaj, por shtoi se një pjesë e tyre, janë ndikuar nga narrativa dhe interesa që veprojnë në prapaskenë.
“Nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjentë, spiunë apo të futur nga forca të errëta, por është një pjesë njerëzish atje që kanë rënë pre e gjithë këtyre gjërave”, deklaroi kryeministri.
Në vijim të fjalës së tij, Rama bëri edhe një krahasim me të kaluarën, duke kujtuar periudhën kur, sipas tij, Shqipëria ishte destinacion për gjueti të paligjshme të kafshëve dhe shpendëve.
“Shqipëria ka qenë vendi ku bëhej turizëm gjuetie. Njësoj si trafiqet, kishte një sistem të tërë për të sjellë turistë me çifte. Ishte turizmi i vrasjes ilegale të kafshëve dhe shpendëve në Shqipëri”, tha ai.
Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur protestat kundër projektit në Zvërnec kanë hyrë në ditën e tyre të dhjetë dhe kanë tërhequr vëmendje të gjerë brenda dhe jashtë vendit.
Do me thene ky do t'ja shese te gjithe shqiperine Arabeve e Cifuteve dhe pastaj e paska fajin armiku i jashtem..Karagjoz!
Po, ka te drejte! Ashtu si tek filmi Perballimi kur Sekretari i Partise i thoshte fshatareve qe idete e armikut kane hedhur rrenje te fshatari i thjeshte dhe i mbushte mendjen te mos jepte grurin! Zoteri, modeli juaj eshte i nje kohe tjeter. Bej keto ndryshime ligjore sa me shpejt dhe trego vullnet te mire: 1. kufizo me ligj nr e mandateve te kryeministrit - 2 dhe asnje me teper 2. kufizo me ligj nr e mandateve te deputeteve 3. rishiko kriteret per t;u bere deputet 4. depolitizo administraten 5. kufizo mandatin e kryetareve te bashkise 6. vendos me ligj kontrollin mbi te ardhurat e punonjesve te administrates publike deri ne 15 pas lenies se detyres 7. anullo ligjet e investimeve strategjike ate te shitjes se tokes bujqesore (etj). 8. mbyll urgjentisht AZHT qe e ka shkerdhyer mbare e prape kete vend 9. mbyll urgjentisht Korporaten e Investimeve Publike 10. dorezo hajdutet duke nisur nga kjo biba qe kishe ne Fier me vete - shisni dhe moral ju me hajdute ne krye 11. kalo ne qeveri teknike dhe pergatit kodin e ri zgjedhor te miratuar edhe nga BE 12. futu ne zgjedhje me keta hajdute dhe shikoje cfare merr kete here