TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Qershor 2026, 22:07

Pas alogaritmit, Rama i rikthehet tezës së Iranit dhe sulmon Dritan Goxhanj: Po bien puplat fallco të flamingove

Shkruar nga Pamfleti
Pas alogaritmit, Rama i rikthehet tezës së Iranit dhe sulmon Dritan
Edi Rama

Pas Taulant Ballës, edhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë Dritan Goxhajn, ish-ushtarakun dhe ish-luftëtarin e UÇK-së që lexoi kërkesat e protestuesve në ditën e 23-të të tubimit para Kryeministrisë.

Në vend që të komentojë kërkesat për dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike apo kufizimin e mandatit të kryeministrit në dy mandate, Rama u ndal te figura e Goxhajt, duke ironizuar protestën dhe duke iu referuar akuzave të ngritura më herët nga Taulant Balla.

Si thoshin derrat e kënaqur migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?”, shkroi Rama.

Më tej, kryeministri shtoi se nga kjo protestë do të dalin fituese Partia Socialiste dhe qeverisja e tij.

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkroi ai.

Por ajo që bie në sy është se si Rama ashtu edhe Balla kanë zgjedhur të fokusohen te Dritan Goxhaj, ndërsa shmangin debatin mbi kërkesat e protestuesve.

Po ashtu, është e vështirë të reduktohet një protestë që prej 23 ditësh mbledh mijëra qytetarë në Tiranë te një individ i vetëm. Në shesh nuk ndodhen vetëm Dritan Goxhaj apo disa aktivistë, por mijëra protestues që kanë artikuluar kërkesa konkrete politike dhe institucionale.

Pikërisht për këtë arsye, sulmet ndaj Goxhajt po interpretohen nga protestuesit si një përpjekje për të shmangur debatin mbi thelbin e protestës dhe për të zhvendosur vëmendjen te personazhet që marrin fjalën në podium.

 

rama ps goxhaj

Lini një Përgjigje