TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Korrik 2026, 19:18

Në opozitë patriotë, në pushtet grabitqarë të Shqipërisë

Shkruar nga Myslim Murrizi
Në opozitë patriotë, në pushtet grabitqarë të
Murrizi-Balla

Kur janë në opozitë qajnë për Shqipërinë, kur vijnë në pushtet e copëtojnë

Ehhh sa "parimor" jeni kur jeni në opozitë.

Sa ju "dhimbsen" pronat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por vetëm kur jeni pa karrigen e pushtetit pas bythës.

Sa në merak "jeni" për detin, malet, kodrat, fushat, luginat dhe lëndinat e Shqipërisë, por vetëm kur jeni në opozitë ama.

Se kur vini në pushtet, i suleni si qentë hartës së Shqipërisë për ta shqyer, vjedhur e shitur.

Kështu fliste me të drejtë kur ishte në opozitë edhe Braçe për kompaninë hajdute Bankers Petroleum, por prej vitit 2013 nuk belbëzoi më kurrë asnjë fjalë.

Po mirë o Taulant, mirë që ke denoncuar për politikë e për show në atë kohë, por unë kam një pyetje të drejtpërdrejtë:

A e ke denoncuar Ben Imamin në këto 13 vite që je në pushtet?

Po Mediun, Rrulin, Boden, Panaritin, Haxhinaston e plot të tjerë, që sipas teje, kur ishin në qeveri, bënin namin duke "vjedhur"?

Apo bën si parimor leshi kur je në opozitë, duke i shkelur syrin pushtetit, dhe pastaj kur je në pushtet nuk keni më kohë për të denoncuar, se e keni hallin të vidhni si zagarë çfarë të mundeni!

I njëjti "stil" prej 36 vitesh.

A ka mundësi të mos na çani trapin duke bërë si gore, gjoja luftoni korrupsionin e njëri-tjetrit, se, me nder për lexuesit, jeni një mut i madh që vini erë hale sa herë që hapni gojën.

murrizi protesta

2 Komente

  1. M
    M

    Te lumte o Myslym Murrizi.

    1. L
      Luani

      Po ku je o z. Murrizi se nuk lë ti vësh as pikë as presje këtyre që thua mo të lumtë goja! Po kujt t'ja thuash se? Këto plehra si majtas djathtas duhen futur në nivelin e 15 në bulqizë që të nxjerin krom familjarisht.

      Lini një Përgjigje

      Forum