TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2026, 19:37

“Rrufe” në qiell të hapur te Partizani, Agim Ibraimi largohet nga detyra e drejtorit sportiv

Shkruar nga Pamfleti
“Rrufe” në qiell të hapur te Partizani, Agim Ibraimi
Agim Ibraimi-Gazment Demi

Partizani ka mbetur pa drejtor sportiv, pasi Agim Ibraimi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke i dhënë fund bashkëpunimit me klubin e kuq. Lajmi mësohet nga burime pranë klubit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar për largimin e tij.

Ibraimi u prezantua në krye të sektorit sportiv të Partizanit më 9 janar nga presidenti Gazment Demi. Megjithatë, qëndrimi i tij në këtë post rezultoi i shkurtër.

Edhe pse ishte i pranishëm në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, situata ndryshoi brenda pak ditësh, duke çuar në dorëheqjen e tij. Aktualisht, Partizani është pa drejtor sportiv dhe ende nuk ka zyrtarizuar afrimin e asnjë futbollisti gjatë merkatos së verës.

Ndërkohë, lëvizjet në kampin e të kuqve vazhdojnë. Sipas raportimeve të publikuara më herët, Laorent Shabani dhe Kamer Qaka pritet të jenë largimet e radhës nga skuadra.

Më parë, Partizani u nda edhe me Vusal Isgandarlin, Karlos Martinezin, Altin Bytyçin dhe Amos Nondin. Ndërkohë, ish-kapiteni Alban Hoxha i dha fund karrierës si futbollist dhe ka marrë detyrën e trajnerit të portierëve në klub.

agim ibraimi ish-drejtori sportiv partizani

Lini një Përgjigje