Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeverisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale me një video nga Porto Montenegro në Mal të Zi.
Në postimin e tij, Rama sjell si shembull zhvillimin turistik të një prej projekteve më të njohura në rajon, duke lënë të kuptohet se Shqipëria nuk duhet të humbasë mundësi të ngjashme investimi.
“LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA”, shkruan Rama në hyrje të reagimit të tij.
Kryeministri e shoqëron videon me një mesazh të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e projektit, duke kujtuar sipas tij mundësitë e humbura të së shkuarës.
“O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti”, shprehet Rama.
Në fund të reagimit, kreu i qeverisë lë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti, pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave që po zhvillohen prej ditësh.
“Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re”, shkruan Rama.
Reagimi i kryeministrit vjen në një kohë kur protesta kundër projektit ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa kundërshtarët e investimit kërkojnë anulimin e tij duke argumentuar se cenon një zonë të mbrojtur me vlera të veçanta natyrore dhe mjedisore.
Jepi Edi, varja ketyre qe jane bere me ekologjista se Gjermanet. Te gjithe qe bejne te shqetesuarin se kane haberin nga biznesi privat. Dhe keta Diasporistat tane qe kundershtojne jane te gjithe me rroge. I fusin ngaj cigare hashishi e shohin endrra me zogj qe duhen mbrojtur. Vazhdo beje Shqiperine. Kur bere stadiumin ne Tirane slane gje pa share. Tani mezi presin te shohin kombetaren aty e te bertasin me shpirt per Shqiperine. Edhe Singaporin e beri nje person vizionar. Ndoshta je ai i zgjedhuri per Shqiperine.
Mos e ngacmoni me, ka lindur me fat. Sa here behen proteste iken e fshihet e cuditerisht eshte nje sebep qe ai shpeton. Nuk jam bestyt por kete pallosh e ndihmon Universi.
Jo mor jo, nuk e ndihmon universi se nje mbledhje do ta gjeje e do iki.. Vdes nga frika si gjithe tradhetaret..
Ne nuk harrojme gje.. Ta kemi demostruar.. Kesaj rradhe do ti pellcasim syte me hpv