TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2026, 09:49

Review-t negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e qeverisë: Po bëhet terror dixhital në kulmin e sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Rama njoftoi se kanë kontaktuar me Google për këtë “hata” që ka gjetur Lucën dhe disa biznesmenë të tjerë pranë qeverisë, pasi qytetarët vendosën ta përshkallëzojnë protestën e tyre online duke nisur një bojkot ndaj bizneseve të lidhura me Kryeministrin.

Review-t negative, Rama shqetësohet për biznesmenët e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për valën e review-ve negative ndaj bizneseve që janë të lidhur me emra të cilët janë të afërt me qeverinë.

Rama nuk shqetësohet për portestën që ka mbi 1 muaj para zyrës së tij, por flet për një sulm të organizuar me ndikim në ekonominë e turizmit.

Në platformën “X”, Rama deklaroi se sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit veror janë përballur me atë që ai e quajti “terror digjital”.

“Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital ndaj sipërmarrjeve mikpritëse në kulmin e sezonit”, shkroi Rama, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga “Tirana Examiner”.

Sipas kryeministrit, organizimi pas review-ve negative ka qenë i motivuar politikisht dhe është kthyer në një agresion ekonomik ndaj vendit dhe familjeve që sigurojnë të ardhurat e tyre nga turizmi.

“Një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik ndaj vendit dhe familjeve që jetojnë me turizmin”, shkruan Rama në reagimin e tij.

Kryeministri gjithashtu ka angazhuar qeverinë që të hyjë në kontakt direkt me kompaninë Google, për të shpëtuar nga rrënimi bizneset e Gjergj Lucës me shokë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama njoftoi se kanë kontaktuar me Google për këtë “hata” që ka gjetur Lucën dhe disa biznesmenë të tjerë pranë qeverisë, pasi qytetarët vendosën ta përshkallëzojnë protestën e tyre online duke nisur një bojkot ndaj bizneseve të lidhura me Kryeministrin.

Policia e Shtetit nis hetimet për review negative

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike, e cila ka sjellë një numër të lartë vlerësimesh dhe komentesh negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera turistike në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një konferencë për mediat, bëri të ditur se strukturat e hetimit të krimit kibernetik kanë evidentuar indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar në platformat online të vlerësimeve.

Sipas tij, brenda një periudhe të shkurtër kohore janë publikuar në masë komente dhe vlerësime negative, me dyshimin se synimi ka qenë krijimi i një perceptimi të rremë dhe dëmtimi artificial i reputacionit online të bizneseve shqiptare.

Ai bëri të ditur se nga analiza fillestare rezultojnë mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale me modele aktiviteti të dyshimtë, të cilat aktualisht janë objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit.

review-t negative rama

2 Komente

  1. A
    Astrit

    Rama eshte sot si ai boksieri qe kundershtari e ka futur ne qoshen e ringut dhe po e masakron, per te shpetuar nga goditjet ben gjithcka qe mundet per te shpetuar

    1. K
      Kohë

      Prandaj shpopilloj Shqioerine dhe hapi dyerte e sllavoafroaziatikve. Qe te mos ket me kish tia perkujtoj bizneset kriminale monsters antisgqiptare Ramutit.

      Lini një Përgjigje