Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione, ku protagonist u bë deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Pas përplasjeve verbale në sallë dhe akuzave të drejtuara ndaj mazhorancës, Shehaj u përjashtua nga seanca nga drejtuesi i saj.
Megjithatë, vendimi nuk e ndaloi deputetin që të vijonte përballjen politike me kryeministrin Edi Rama. Pak çaste më vonë, Shehaj iu afrua kreut të qeverisë në sallën e Kuvendit, së bashku me deputetin Erald Kapri, duke zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me të.
Pamjet nga salla tregojnë momentin kur deputetët afrohen pranë vendit ku ndodhej kryeministri, teksa nuk ka kursyer akuzat.
Vetë Shehaj ka publikuar më pas një video në rrjetet sociale, ku tregon përmbajtjen e bisedës me Edi Ramën dhe përsërit akuzat e tij ndaj qeverisë.
Debati vjen në një seancë të ngarkuar politikisht, ku Kuvendi miratoi amnistinë penale dhe ndryshimet në Kodin Rrugor, ndërsa tensionet mes opozitës dhe mazhorancës shoqëruan diskutimet në sallë.
E Rame, po dhitesh fare. Ha ha ha ha.