Kryeministri ka ndërhyrë sapo Balla ka nisur të flasë për Koçekun. Më pas ka kërkuar më shumë angazhim online nga deputetët dhe ka ironizuar Erion Braçen për postimet e tij në rrjetet sociale…
Zbardhen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Edhe pse pritej me shumë interes se çfarë do të thuhej për largimin e Marjana Koçekut, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos ketë asnjë diskutim mbi të.
Burime nga takimi bëjnë me dije se kur kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka nisur të trajtojë këtë çështje, Rama ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar që tema të mos diskutohet fare brenda grupit.
“Shok dhe shoqe do t’ju informoj në lidhje me një ish kolege”, mësohet të ketë thënë Balla.
Në këto momente ka ndërhyrë kryeministri Rama: “Lëre, po çfarë ish kolege”.
Më tej kryeministri e ka përqendruar fjalën te ajo që e konsideron si sfidën kryesore të momentit për socialistët: betejën në rrjetet sociale dhe mënyrën se si po ndërtohet narrativa publike ndaj qeverisë.
Mësohet se Rama ka shprehur pakënaqësi për praninë e ulët të deputetëve në rrjetet sociale, duke kërkuar që ata të promovojnë më shumë punën e qeverisë dhe rezultatet e saj.
"Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm", është shprehur ai, sipas burimeve, duke argumentuar se rrjetet sociale favorizojnë përmbajtjet konfliktuale, ndërsa investimet dhe projektet e qeverisë kalojnë pa vëmendje.
Në një moment, Rama ka marrë si shembull deputetin Erion Braçe, duke mos kursyer thumbat.
"Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina, por nuk nxjerr koshat e pastra", mësohet të ketë thënë kryeministri.
Braçe i është përgjigjur duke argumentuar se denoncimet e tij lidhen me problematika që vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.
"E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje", ka qenë replika e deputetit socialist.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Rama "thumboi" edhe Elisa Spiropalin, pa ia përmendur emrin. Pak ditë më parë, në një reagim publik, Spiropali tha se Shqipëria ndodhet në një fazë të re zhvillimi, ku sfida kryesore është forcimi i kufizimeve të brendshme të pushtetit dhe rritja e kontrollit institucional mbi të. Rama i cilësoi si "shpirtra të humbur" ata që flasin për një "Shqipëri të Re".
“Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re.
Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart dhe ‘hi hi hi hi Shqipëria e re’. Do kritikohemi e sulmohemi, por kemi detyrimin të mos zgjedhim rrugën e lehtë, të mos zgjedhim të jemi popullorë, kur duhet të jemi të përgjegjshëm”, tha Rama.
ndalon diskutimet per neo malsoren....sepse e ka futur vet dhe po te lejonte diskutimet kjo i prish planin....per ta katapultuar ne krye te turmave qe me pas ti sherbeje KRYEAJDUTIT ME PASURI TE PA JUSTIFIKUAR.....qofsha i gabuar....por ktu mban era tradheti nen rogoz.....
Si ka mundesi. I dhjere por krenar. Akoma shfaqet arrogant pas gjithe ketyre skandaleve, akoma arrogant dhe pse njerezit i kerkojne te largohet. Po ata 82 deputet si dele. Si ka mundesi?! Mire shoku bido, mire zegjineja, balluku, tauland balla po ky erion bracja, ata cunat e gocat e reja aty. Eshtee turpshme Duhet ta terheqesh zvarre
Ramsi Palloshi = si gjithmone,halabak i dhier trotuari qe nga rinia,kurse tash kryehalabak Sheshi
Grupi parlamentar qe po degjon nje te burgosur, ende ne cilesine e kryeministrit vendit.