“Mos shantazhoni protestuesit”, ishte thirrja që aktivisti Arben Kola i drejtoi Policisë së Shtetit gjatë fjalës së mbajtur në protestën e 21-të para Kryeministrisë në Tiranë.
Nga podiumi i protestës, Kola iu drejtua efektivëve të policisë, duke deklaruar se protesta nuk zhvillohet kundër tyre, por edhe në interes të tyre, për më shumë mundësi dhe kushte më të mira jetese.
“I bëjmë thirrje policisë të mos shantazhojë protestuesit. Jemi këtu edhe për ju. E di në çfarë kushtesh punoni. Nuk keni para as për këpucë”, u shpreh ai.
Aktivisti kërkoi që të mos ushtrohet presion ndaj qytetarëve dhe të rinjve që marrin pjesë në protestë, ndërsa theksoi se qëllimi i tubimit është ndryshimi përmes mjeteve paqësore.
“Mos kërcënoni rininë. Mos shantazhoni protestuesit. Do ju rrëzojmë me paqe”, deklaroi Kola para protestuesve.
Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te pjesëmarrja e lartë në protestë, duke theksuar se tubimi ishte shtrirë në një hapësirë të gjerë të qendrës së Tiranës.
Lini një Përgjigje