Një i ri nga Mirdita, i cili tha se prej vitesh jeton në diasporë, iu drejtua protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë me një mesazh të fortë për rikthimin e emigrantëve dhe marrjen në dorë të fatit të vendit.
Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi shqiptarët e diasporës që ishin kthyer për t’iu bashkuar protestës, ndërsa u bëri thirrje edhe atyre që ndodhen ende jashtë vendit të rikthehen në Shqipëri.
“Diaspora e do Shqipërinë pa interes. U bëj thirrje të gjithë atyre që nuk janë kthyer të vijnë me dinjitet dhe të marrin fatin në dorë”, deklaroi ai.
Protestuesi ndau edhe përvojën e tij personale si emigrant, duke ngritur shqetësimin për largimin e shqiptarëve nga vendi dhe pasojat që ky fenomen ka sjellë te familjet.
Në fjalën e tij, ai përmendi figura të njohura të historisë kombëtare, si Jeronim De Rada, Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke i cilësuar si shembuj frymëzimi për shqiptarët kudo që ndodhen.
Në fund të fjalimit, i riu recitoi edhe vargje të At Gjergj Fishtës, duke e mbyllur mesazhin me një thirrje për rikthimin e diasporës në Shqipëri.
“The ska bir nane që na merr pushtetit…Unë ju them që ka edhe bir nanë…Është ai msuesi që jep edhe nga jeta e vet për të edukuar nxënësit. Bir none është doktori që i thehet zemra kur i thotë pacientit se nuk ka ilaçe. Është e pandershme që një shqiptarët të trajtohet kështu. Pse fëmijët e mi duhej të flisnin në gjuhë të huaj?
Këta pengmarrës na e kanë mohuar. Falënderoj gjithë diasporën që ka ardhur, por u bëj thirrje atyre që nuk janë kthyer të vijnë me dinjitet dhe të marrin fatin në dorë. Diaspora e do Shqipërinë pa interes. Ishte Jeronim de Rada që nisi “Rilindjen”, ishte, Nënë Tereza që i tregoi botës dashurinë për njerëzimin, Skënderbeu që bashkoi njerëzit.
Me fuqinë e Skënderbeut do t’i pushtoni këta pengmarrës. Jam amator, por do të them disa vargje nga Fishta për rikthimin e diasporës. Kthehuni shqipe”, tha ai.
Lini një Përgjigje